Dashuria Highlight Storie Inspirimi

Frika nga humbja e dashurisë

humbja e dashurisë

Burimi origjinal i kësaj frike të qenësishme nuk ka nevojë për përshkrim, sepse pa dyshim që  rrit nga zakoni poligam i njeriut për të vjedhur partneren e dikujt tjetër, dhe zakoni për ta marrë këtë guxim sa herë që mundet.

Xhelozia dhe forma të tjera të ngjashme të “çmendurisë mendore” u rritën nga frika e trashëguar e njeriut për humbjen e dashurisë së dikujt. Kjo frikë është më e dhembshmja nga të gjashtë llojet themelore të frikës. Kjo ndoshta krijon më shumë pasoja në tru e mendje sesa secila nga llojet e tjera bazë të frikës sepse ajo shpesh çon në sëmundje të përhershe mendore.Frika nga humbja  e dashurisë ndoshta daton që në epokën e gurit, kur njerëzit i rrëmbenin gratë me forcë brutale. Ata ende vazhdojnë t’i vjedhin femrat, por teknika e tyre  ka ndryshuar. Në vend të forcës ata tani përdorin bindjen, premtimin për rroba të bukura, makina dhe “karrema” të tjerë shumë më të efektshëm se forca fizike. Zakonet e meshkujve janë të njëjta me ato të fillimit të njerëzimit, por tani i shprehin ato në mënyra të ndryshme.

Studime të ndryshme kanë treguar se gratë janë më të ndjeshme ndaj kësaj frike se sa meshkujt. Ky fakt shpjegohet lehtësisht. Megjithatë, ka simptoma që përcillen me frikë nga humbja e dashurisë.

Xhelozia është njëra nga këto simptoma që ju bën dyshues për miqtë dhe të dashurit tuaj pa ndonjë shkak të mjaftueshëm me argumente. Xhelozia është një formë cmendurie mendore e cila ndonjëherë bëhet e dhunshme pa as shkakun më të vogël. Zakoni i të akuzuarit pa bazë të grave ose burrave për tradhëti. Dyshimi për të gjithë në përgjithësi, mungesa e vetëkontrollit, mungesa e mbështetjes te vetja dhe temperamenti i keç.