Highlight Storie Inspirimi

Frika do t’ju lë të lirë, nëse ju e lini atë së pari

Frika

Të jetuarit me frikë, tingëllon si një vend vetmitar e një truk mendor, krijuar nga egoja jonë për të na mbrojtur. Këtë e dimë.

A e dini se ne mund ta kthejmë frikën në mikun tonë? Përmes frikës mund të gjejmë kurajën, jehonën e luanit që rri brenda nesh.

Frika do t’iu lë të lirë, nëse ju e lini atë!

Ne nuk ndihemi as të lumtur as të trishtuar kur ndjejmë frikë. Thjesht ndihemi konfuz, dhe një tension të ç’rregullt.

Frika nuk është diçka që mund ta luftosh me një shpatë. Frika është diçka që duhet ta përqafojmë e ta vëmë në pyetje.

Qëllimi është të kuptojmë çfarë fshihet pas frikës. Nga çfarë po mbroheni? Nga çfarë keni frikë të humbisni?

Kur kuptojmë emocionet e tona, ne lejojmë që këto emocione të gjejnë rrugën e tyre për në krye.

Ne mund të zbulojmë se çfarë po shkakton frikën tonë. Zakonisht një faktor kryesor është një plagë e shëruar, ose një dështim i kaluar.