Highlight Të tjera

Forca e lutjes, mrekullia e jetës

forca e lutjes

Ekspertët  e shëndetit trupor dhe për gjendjen e përgjithshme të organizimit shpesh e shfrytëzojnë lutjen si terapi. Aftësia e pakësuar, acarimi dhe problemet  e ngjashme mund të lindin për shkak të prishjes së harmonisë së brendshme. Mund të shihet krejt qartë se si lutja  mund të vërë përsëri marrëdhënie të harmonishme në mes trupit dhe shpirtit.

Në këtë shkrim do t’ju njohim edhe me një udhëheqës të një klubi rekreacioni ku shkojnë shumë personalitete të njohura. Bëhet fjalë për Xhek Smiti, i cili dikur ishte boksier profesionist , pastaj vozitës i kamionit dhe taksist.   Teksa ka punuar më shumë njerëz ai njëkohësisht është mundur të evidentojë  vendet ku ata janë fizikisht më të dobët, por edhe të evidentojë se ku nuk janë më të fortë në pikëpamje shpirtërore, sepse, siç pohon ai, “nuk mund të jetë dikush me trup i shëndoshë nëse nuk është edhe shpirtërisht i shëndoshë”.

Smit po ashtu  mendon se lutja është njësoj e rëndësishme, mbase më e rëndësishme  se sa ushtrimi fizik, sauna dhe masazhi. Lutja është pjesë  vitale e procesit të lirimit të forcës së re.

Njerëzit sot luten më shumë se më parë, për arsye se konsiderojnë se kjo u mundëson efikasitet më të madh personal. Lutja u ndihmon  që të frymëzohen dhe të shfrytëzojnë atë forcë në të cilën nuk do të mund ta fitonin në mënyrë tjetër.

Një psikolog i njohur thotë “Lutja është forca më e madhe e përshtatshme  për njeriun  që t’i zgjedhë problemet e tij personale. Mahnitem para kësaj force” thotë ai.

Forca e lutjes është manifestim i energjisë. Ashtu siç ekzistojnë  metodat shkencore për lirimin e energjisë atomike, gjithashtu ekzistojnë edhe procedura shkencore për lirimin e energjisë shpirtërore me anën e lutjes. Është e qartë se janë mahnitëse dëshmitë e kësaj force nxitëse.

Duket se forca e lutjes është në gjendje, madje, edhe ta normalizojë procesin e plakjes duke e penguar dhe e kufizuar dobësimin dhe venitjen e organizimit. Nuk  është e thënë  të humbisni energjinë e domosdoshme  dhe forcën vitale, ose të bëheni të dobët dhe pa vullnet pse po plakemi. Nuk ka nevojë të lejoni që Shpirti t’ju dobësohet  ose t’ju humbë interesimi dhe t’ju topitet për çdo gjë.

Lutja për çdo mbrëmje mund t’ju freskojë dhe për çdo  mëngjes t’ju përcjellë  me forcën e përtërirë. Mund t’ju ndihmojë t’i zgjidhni problemet nëse lejoni të depërtojë në nënvetëdijen  tuaj, qendrën e të gjitha atyre forcave që vendosin se a do të veproni në mënyrë të drejtë apo jo. Ajo ka forcë të  ndikojë në veprimet tuaja, në mënyrë që të jeni përherë i drejtë dhe i mençur.

Lutja që ka hyrë thellë në ndërdijen tuaj mund t’ju rilindë. Ajo liron forcë dhe mundëson që pandërprerë lirisht të rrjedhë në ju.

Nëse nuk nuk e keni përjetuar këtë forcë të lutjes, mbase duhet të mësoni të luteni në një mënyrë tjetër. Të mendoni mirë për lutjen nga pikëpamja e forcës së saj praktike. Ka rëndësi të kuptoni që kur të luteni të viheni në kontakt me forcën më të fuqishme të Botës.