Highlight Storie Inspirimi

Fol për gjërat që dëshiron…

gjërat

Sa mirë do të ishte nëse sëcili nga ne të flas për gjërat që dëshiron.

Kur ti  flet për vështirësitë me paranë, marrëdhënet, një sëmundje apo fitmiet e biznesit tënd që janë në rënie ti nuk flet për gjërat që  dëshiron.

Po kështu, edhe nëse flet për një ngjarje të rëndë që japin lajmet, për një stuatë që të  frikëson.

Prandaj Unik Portal rekomandon që secili nga ne të flas për gjërat që dëshiron.

Je vonuar në një takim,  ke ngelur në trafik, se ke zënë dot autobusin… Duke folur për gjërat negative që të ndodhin, ti nuk flet për gjëra që  dëshiron. Gjatë ditës ndodhin shumë gjëra të vogla. Nëse kapesh mbas atyre që nuk të pëlqejnë, secila prej tyre do të zmadhohet. Dhe duke u zmadhuar ato do të të sjellin  më shumë preokupim e vështirësi.

Ti duhet të flasësh për lajmet e mira të ditës. Për takimet që shkuan mirë. Për faktin se të pëlqen të jesh i përpiktë. Duhet të flasësh për faktin se sa mirë është të kesh shëndet të mirë. Dhe, për fitimet që dëshiron të arrijë biznesi yt. Ti duhet të flasësh për gjithçka që ka ecur gjatë ditës. Sepse, vetëm kështu tërheqë drejt vetës pikërsht atë që dëshron.

Por, duke folur për gjëra negative e për gjithçka të padëshirueshme, ti thjeshtë e burgos vetën si zogu në kafaz.  Në kuptimin e vërtetë të fjalës ti e bën këtë. Çdo herë që flet për gjëra që nuk të pëlqejnë, ti i  shton kafazit tënd një hekur. kështu ti izolohesh nga  gjithçka e mirë.