Highlight Success ZONE

Fjalimi i Lady Gaga në Oscar ju lë pa fjalë!

Një e mirë tejet e madhe ndodhi për Lady Gaga gjatë ndarjes së çmimeve të Academy Awards. Ajo fitoi një Oscar!

Lady Gaga fitoj një Oscar për këngën më të mirë origjinale me titull “Shallow” nga filmi “A Star Is Born” dhe fjalimi i saj falënderues ju lë pa fjalë!

“Faleminderit shumë, faleminderit shumë Akademisë për këtë nder të mrekullueshëm. Faleminderit shumë çdo personi në këtë dhomë, sidomos Marc Anthony, Andrew dhe bashkëpunëtorët e mi, që i dua kaq shumë.
Për motrën time, shpirtin tim binjak, të dua shumë. Familja ime është këtu, të dua nënë, baba…

Bradley, nuk ka një person të vetëm në planet që mund të ketë kënduar këtë këngë me mua, pos teje.

Nëse ti je në shtëpi, dhe je ulur në kolltuk dhe je duke shikuar këtë tani, e gjitha që unë duhet të them është se kjo është meritë e punës së vështirë.

Unë kam punuar shumë për një kohë të gjatë, dhe nuk ka të bëjë me fitoren… ju e dini.

Por ajo çfarë duhet të bëni është të mos hiqni dorë, nëse keni një ëndërr, luftoni për të, në çdo pasion duhet përkushtim.

Dhe nuk duhet të mendoni se sa herë mund të refuzoheni, e të rrëzoheni, por sa herë ngriheni me guxim dhe vazhdoni tutje. Faleminderit!”