Highlight Të tjera

Filloni jetën prej fillimit kështu…

filloni jetën

Shtyj veten te zgjohesh para gjithë botës! Fillo me 7 në mëngjes, pastaj në 7, e pastaj në 5 e 30. Sill një shall të trashë rreth qafës, e ngjitu në majën më të afërt e vështro diellin të lind.

Shtyj vetën të flesh më herët – fillo në orën 23, pastaj në 22 e pastaj në 21. Zgjohu në mëngjes përplot energji.

Fillo të gatuash për veten tënde. Përgatiti domatet e kërpudhat në një tigan me gjalpë e pak hudhër. Piq një vezë. Prej një avokado të freskët dhe shtrydhi ca limon. Shijojeni këtë vakt mëngjesi dhe mos bëj asgjë tjetër.

Shtrij muskujt. Mundohu të prekësh qiellin, e pastaj prek gishtërinj e këmbëve. Sill kokën ngadalë. E pastaj shtrij të gjithë muskujt.

Blij 1L ujë. Shtyj vetën që çdo ditë ta pish këtë shishe me ujë, e pastaj fillo me 2L.

Laj çarçafët e shtrati me një zbutës me aromë të këndshme.

Organizo dhomën tënde, palo të gjitha gjërat, pastro pasqyrën, ndez një qiri të bukur.
Bëj banjë duke dëgjuar muzikën tënde të preferuar.

Shtyj vetën të dalësh për një ecje, qeshu të tjerëve që takon.

Bëhu personi që do të bije në dashuri me të!