Highlight Shëndeti

Femrat që pinë duhan kanë rrudha, flokë dhe thonj të dobët

duhan

Femrat që nuk pinë duhan duken gjithmonë më të reja. Një femër që nuk thithë cigare  do të ketë më pak rrudha dhe do të duket shumë me e freskët me ten të pastër për dallim prej atyre që thithin duhan dhe që përballen me Do të keni ten më të pastër shumë rrudha, të cilat do të jenë më të thella dhe më të dukshme, lëkurë dhe ten të paekuilibruar dhe lëkurë pa gjallëri.

Dhëmbë dhe thonj të të bardhë mund të kenë vetëm femrat që i kanë thënë “JO”, cigares. Si pasojë e konsumit të duhanit dhëmbët marrin nuanca të verdha. Konsumi i tij po ashtu shkakton aromë jo të mirë, si dhe lë njolla në thonj. E gjithë kjo mund të parandalohet nëse hiqni dorë nga duhani.

Përfundimisht ju që nuk pini duhan  ose e keni lenë atë para një kohë, keni me shumë vetëbesim.  Ndërprerja e duhanit, jo vetëm se do ta rregullojë dhe përmirësojë tenin tuaj, flokët dhe dhëmbët, por do ta përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme. Sipas studimeve, sa më shumë që femrat konsumojnë duhan, aq mendim më negativ kanë për vetën e tyre.