Familja

Fëmijet me prindër të ndarë sëmuren më shpesh

fëmijet

Ekziston një teori që fëmijët me prindër të ndarë, priren të përjetojnë shpesh ftohje të natyrës emocionale ngase ata ndihen të pasigurt në jetën e tyre.

Dr.Fauler nga Shoqata e Mjekëve dhe e Kirurgëve në Universitetin e Kolumbisë i kanë shpjeguar me gjerësisht “ftohjet e natyrës emocionale’, nga të cilat vuajnë fëmijët që ndjehen të pasigurt. Ai përmend faktin që numri më i madh i rasteve të ftohjes kronike i godet fëmijët e prindërve të ndarë. Fëmija  më i vjetër shpesh ka problem të përsëritjes së infeksioneve të organeve respiratore, kur të lindë fëmija i ri, ose ndjehet i braktisur  dhe është xheloz.

Ky studim prezanton një rast të një djali nëntë vjeçar që kishte babanë skajshmërisht autoritativ dhe nënën e butë. Tek ky djalë qartë ndikonte keq kjo mosharmoni në mes të ashpërsisë nga dënimet e mundshme të babait. Dhe kështu djali për vite të tëra vuante nga kolla dhe teshtima kronike. Vetëm në kohën kur shkonte në kampingun e verës, kur ndahej nga prindërit, gjendja e tij shëndetësore përmirësohej.

Pra, mërzia dhe lëndimi, nevrikosja e hidhërimi kanë ndikim  shumë të madh në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme, në veçanti tek fëmijët  që mund të kenë imunitet të dobët.