Highlight UNIK +

Familja, si ta gjeni lumturinë?

Mimoza Thaqi

Motivuese

Ke mungesë të lumturisë familjare vendos sepse familja është brumi i shoqërisë!

Nëse nisesh në punë dhe ndjenë lehtësi se dole nga një shtëpi e cila të jep vetëm stres dhe energji negative.

Nëse nuk do të kthehesh në shtëpi nga puna sepse të presin konflikte të llojeve të ndryshme në familje!

Ju nuk jeni në një vend të mirë jetësor, nuk jeni në një pikë të duhur.

Në këtë tekst, do të gjeni metoda që do t’ju ndihmojnë të arrini harmoninë jetësore, do t’ju  ndihmojnë të kënaqeni në shtëpinë tuaj, pa marrë parasysh sa të mëdha janë këto konflikte, pa marrë parasysh sa i madh  është depresioni!

Pa mare parasysh se ju nuk shihni rrugëdalje…

Do t’ju mësoj disa sekrete të cilat do të ju ndryshojnë gjithcka në jetë.

Me të njëjtin person që tani jeni në konflikt, ju do të duheni përseri,  dashuria dhe gëzimi do të mbizotërojë në shtëpinë tuaj, sepse nëse në shtëpi nuk jeni të qetë dhe nuk keni harmoni mos prit sukses e harmoni JASHTë SAJ.

PSE FAMILJA ËSHTË SHTYLLA E ÇDO SUKSESI?

Nëse nuk keni familje të shëndoshë? Asgjë tjetër nuk ju bën të lumtur!

Kërkojeni lumturinë në familjen tuaj!

Nëse je femër ti që lexon...Gjeji vlerat e mahnitshme që ka bashkëshorti yt!…Shih dhe vështro anët pozitive të tij, mos u mundo të gjesh përkrahje diku tjetër,të vetmen përkrahje në botë do ta gjesh në krahët e bashkëshortit tënd, vlerësoje, komento dashurinë, përkrahë në çdo hap, jepi mbështetje, inkurajoje, lavdëroje, bëje të ndjehet burrëror, bëje të jetë i kënaqur me veten, bëje të lumtur, ofroj dashuri çdo ditë, tregoi çdo ditë çdo orë se e do! Shfaqja dashurinë gëzoje, blej lule, blej dhurata edhe pse të duket sikur ai nuk i ka  në qejf dhuratat…

Të gjithë kemi nevoje për dashuri, edhe bashkëshorti yt me ty u martua sepse të do! Sepse të deshi, sepse ti ishe më e mira e të mirave në botë sepse vendosi të martohet me ty!

Vendosi ti te jesh princeshë e tij, vendosi ti të jesh mbretëresha e tij, nga gjithë femrat e botës ty te zgjodhi!

Ai është princi yt, ai është Princi në Kalin e bardhë sepse ai të zgjodhi ty!

Nuk ka tjetër princ  ai është para teje çdo ditë edhe pse e ka të vështirë të ta shprehë dashurinë nga kritikat e shumta që t’ia ia bën çdo ditë, vendos sot se ai është, dhe  shprehi fjalë miradije, fjalë mirënjohje pse ai të zgjodhi ty?

Pse ai të gjeti ty? Ai të do ty prandaj është me ty!
Njeriu që të do nuk të tradhton asnjëherë!

Mbajeni të gjallë dashurinë, ujiteni me përbërës hyjnor të dashurisë se pafund që keni  me njeri tjetrin!

Nuk ka burrë më të lumtur se ai që gruaja e përcjell më buzëqeshje në punë dhe e pret me buzëqeshje në shtëpi.

Dita e tij do të jetë mahnitëse dhe do pres me padurim të kthehet në shtëpi kur e di se një krijesë hyjnore e pret ta përqafoj dhe ti ofrojë dashuri.

Nëse je mashkull ti qe lexon: Në rregull, e di se ju jeni më kokëfortë.Por, mos harro se gruaja e juaj ka nevojë të trajtohet sikur e e trajtuar në ditën e parë.Mos harro se edhe nëse janë bërë 5-10-20-30 vjet që jetoni bashkë ajo përsëri ka nevojë për fjalë dashurie. Fjalët e dashurisë na mbajnë shpirtin të ri gjithnjë. Mos harro t’ia përkujtosh asnjë ditë që e do.

Me gjasë tani po thua “skam pse i them çdo ditë ajo e di se unë e dua Mos harro asnjë dite t’ia përkujtosh se e do!
Jo unë po të tregoj se ajo nuk e di, se çdo ditë ti e do, duhet ti thuash, duhet ta lavdërosh, duhet ti blesh lule, duhet ta gëzosh, duhet ta komplimentosh, duhet ti tregosh se e vlerëson, duhet ta bësh të ndjehet e vlerësuar!

Krijesa femër është më e komplikuar…ka komplikime të njëpasnjëshme është natyrë e tillë, edhe ajo vetën se kupton shpesh herë! Po ti mundohu ta kuptosh, mundohu ta dëgjosh, mundohu ta vlerësosh, riktheja bukurinë me një fjalë të bukur që do t’ia thuash, riktheja buzëqeshjen kur është e mërzitur, riktheja besimin në vete se edhe ajo mundet…

Asnjëherë mos u tall me të, dhe asnjëherë as në forme shakaje mos i thuaj se diçka ka defekt, diçka nuk e bën mirë,mos e kritiko, mundohu të gjesh mënyra si do ta inkurajosh, asnjëherë mos e ofendo në sy të të tjerëve, sepse ajo asnjëherë nuk e harron atë dhe do të vij momenti kur do të të  hakmerret.

Mos mendo se një femër tjetër do të jetë më e mirë se zgjedhja jote  e parë, mos mendo se një femër tjetër do të jetë me ndryshe se krijesa që ti zgjodhe ta kesh shoqe jete!
E di se sytë do të të gënjejnë, njëjtë mund të bëjnë edhe shqisat, por kujdes së cfarë bën, sepse çfarë do që bën ia bën vetes.

Kur hyn në një lidhje martesore dhe jeni të lumtur, kjo është pikërisht lumturia tokësore…

E tani prej këtu bëni hapin e parë drejt dickaje që ju doni.

Çfarë do që doni tani e tutje është e juaja!

Sepse, kur keni harmoninë familjarë, çdo sukses tjetër është shumë I lehtë…