Highlight Receta

Ëmbëlsira që do të doni ta përgatisni çdo ditë…

Sot do të sjellim një recetë të ëmbëlsirës me mollë, që do të doni ta përgatisni për çdo ditë.

Kjo recetë është  shumë e lehtë për tu përgatitur, e lehtë për tu ngrënë, dhe ka një shije të padiskutueshme!

Kjo është receta…

Përbërësit që ju duhen:

2 vezë;
4 lugë sheqer të kafët;
2 lugë çaji kanellë;
½ e gotës vaj;
5-6 mollë çfarëdo lloji;
2 gotë miell;
2 lugë çaji aditiv (pecivë);

Mënyra e përgatitjes:

Nxeni furrën. Në një enë të thellë përzieni vezët, sheqerin, kanellën dhe vajin. Largoni lëvoret e mollave, preni në copa si të dëshironi dhe shtoni në enë, duke përzier ngadalë pas çdo molle të copëtuar. Përzini bashkë në një enë peciven dhe miellin, dhe pastaj shtoni në enën me të gjithë përbërësit e tjerë. Përzini mirë deri sa të krijohet një masë më e trashë dhe brumi të jetë ngjitur pak për mollat. Vendosni përbërjen në tepsi dhe pjekni në furrë për rreth 40-50 minuta në temperaturë mesatare.

Ju bëftë mirë!