Highlight UNIK +

“Edukimi, vlerë e dijes, suksesit dhe dobisë njerëzore”

dashuria
Rinora Kurhasku -Haxhiavdyli

Gazetare & studiuese e çështjeve sociale

“Edukimi është një proces natyral, një detyrë e nisur, e përfunduar apo e papërfunduar mirë, e mbi të gjitha është një obligim dhe punë jetësore me të cilën nuk lind, por jeton dhe lë pas vetes një shembull për tu ndjekur..!”

Rinora Kurhasku –Haxhiavdyli, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Në shumicën e rasteve njeriu lë mënjanë vetën duke u fokusuar në rrethin e tij, coftë familjar apo shoqëror. Të gjithë bëjnë punën në të cilën gjejnë vetën e tyre, por puna më e vështire e cila kërkon përgjegjësi të madhe është edukimi i fëmijës, që nis që në vegjëli, duke vazhduar në adoleshencë dhe më tutje. Sipas shumë studimeve dhe hulumtimeve nëpër të cilat kam kaluar, kam vërejtur një sërë problemesh, vështirësi dhe dobësi në punën të cilën janë stërmunduar por që në shumicën e rasteve nuk kanë arritur mënyrën  të cilën,  qëllim kishin  edukimin e mirëfilltë të fëmijës.  Më poshtë do të ndalem të ndaj me ju disa faktorë primar dhe kryesore të lehtësimit të edukimit të fëmijës, të cilët janë të sa të vështirë po aq dhe të domosdoshëm.

Personaliteti i fëmijës –  Nga mosha 1-2 vjeç mund të arrish të kuptosh disa lloje të tipit të personalitetit të fëmijës. Vërtetë mund të jetë e pakuptueshme ta studiosh një fëmijë në një moshë kaq të vogël, por nëse i kushton vëmendje mund ta vëresh se cilat janë tiparet e tij, dëshirat, nevojat, çfarë lodre i pëlqen, pse qan, çfarë e lumturon, kur dhe çka e mërzitë më shume dhe shume elemente tjera të cilat e përcaktojnë personalitetin e fëmijës, qoftë ato veti pozitive po ashtu dhe anët negative që posedon secili njëri : do të jetë i qetë, i shkathët, dembel,  egoist, apo shumë i dashur dhe punëtor. Këto faktorë ndihmojnë prindin që të zgjedhin mënyrën e sjelljes dhe edukimit të fëmijës, gjë e cila do ta lehtësojë bashkëpunimin prindër-fëmijë, dhe do ta forcojë këtë reciprocitet çdo ditë e më shumë.

Tipat e fëmijës :

Fëmija i qetë dhe i matur, fëmija i qetë kërkon vëmendje vetëm atëherë kur ai e ndjen të nevojshme, jo gjithmonë kërkon shumë, ta ushqesh me kohë, të flisni bashkë për gjërat ditore, ta përkëdhelësh dhe ti dhurosh dashuri, kjo e fundit do ta lumturojë, do ti mjaftojë dhe do të ndjehet i kënaqur me gjithçka tjetër që i ofron.

Fëmija i shkathët dhe hiperaktiv, sot pothuajse secila nënë përballet me inteligjencën e shtuar që përmbajnë fëmijët e “epokës teknologjike”.Jo që fëmijët e qetë nuk posedojnë inteligjencë, përkundër kësaj ata janë më të matur në dëshirat dhe kërkesat e tyre, gjë e cila nuk i përafron me fëmijët e shkathët apo hiperaktiv. Ky tip i fëmijës kërkon vëmendje të shtuar si në dëshirat apo kërkesat e tij, po ashtu edhe në plotësimin e menjëhershëm të tyre. Kërkojnë kohë për të mësuar durimin i cili nevojitet në plotësimin e gjërave që ata synojnë ti posedojnë. Fëmijët e tillë, duan vëmendjen e gjithë familjes, dashurinë, kujdesin dhe shpesh herë mundohet të krijojnë autoritet edhe mbi fëmijët tjerë të familjes.

Kujdes : Dy tipat e fëmijëve, ai i qetë dhe ai i shkathët, nuk dëshirojnë ti  qortojnë, këshillojnë dhe ti edukojnë me agresivitet. Mënyra më e mirë për të arritur qëllimin që dëshironi tek fëmija juaj është të flisni qetë, me ngrohtësi dhe në mënyrë bindësi, në të kundërtën nuk do të kuptojnë, do të sillen në të njëjtën mënyrë që ju silleni, prandaj varet se si referoheni në dhënien e detyrave, obligimeve dhe mënyrën e objektivave që ju i’a caktoni, gjithmonë kërkohet maturi dhe qëndrueshmëri, që në këtë mënyrë të ketë rezultate me të cilat ju do të ndjeheni krenar/e me vetën tuaj kur shikoni çdo ditë rritjen e nivelit  zhvillimorë të edukimit të fëmijës tuaj.

 

Durimi juaj – Kur ke nën kujdesin tënd një fëmijë, është foshnje apo i rritur, përgjegjësia sa vjen dhe shtohet. Oraret e ushqimit, fjetjes, pastrimit, argëtimit dhe gjithçka tjetër që përbën pjesën më të madhe të ditës tuaj, është e mundimshme por njëherë edhe kënaqësi. Por, duhet pasur parasysh që kjo detyrë me kaq nën detyra veç kohës që kërkon, më e rëndësishmja cilësohet durimi i cili përbëhet nga dëshira dhe qetësia e nënës për tu kujdesur në mënyrën më të mirë për fëmijën e saj. Ndër vështirësitë të cilat kalon mbarëvajtja e edukimit të fëmijës, është herë-herë mos durimi, kjo vjen si pasojë e lodhjes gjatë gjithë ditës, sepse të gjithë e dimë që një grua nuk mund të lëjë gjithçka mënjanë dhe të kujdeset vetëm për fëmijën. Janë obligimet tjera shtëpiake, në veçanti për ato nëna të cilat punojnë dhe jashtë shtëpisë. Prandaj përballja me problemet ditore, lodhja, pagjumësia, mos ushqyerja me rregull është një veçori dhe kanal i mbyllur i cili qon drejt nervozizmit dhe humbjes së durimit tek nënat. Një pushim, dhe kërkim ndihme nga familja do të pasuronte jo mungonte dëshirën e nënës për tu kujdesur për fëmijën.

Përkrahja e familjes dhe neglizhenca e saj  –Secili anëtar i familjes duhet të mbajë përgjegjësi për edukimin e fëmijës. Por duhet të jenë njëtrajtshëm të koordinuar me qëllimet e nënës, sepse nëse nëna analizon virtytet e fëmijës, ajo do të arrijë të caktojë edhe elementet të cilat ndihmojnë zhvillimin dhe edukimin e tij. Babai, dhe tjerët anëtarë të familjes, nëse neglizhojnë atë që quhet detyrim i rregullit familjarë, i pari që do të pësojë është fëmija. Prandaj, nevojitet durim, respekt , kujdes i veçantë dhe bashkëpunim ndërveprues  të të gjithë anëtarëve të familjes, në mënyrë që mesazhi  të përçohet  me dinjitet tek fëmija.

 

Stilet e prindërimit :

Tolerues – Prindërit tolerues, në shumicën e rasteve janë të dalluar për lirinë që iu dhurojnë fëmijëve, si në zgjedhjen e gjërave që dëshirojnë po ashtu, këta fëmijë të rritur me këtë mënyre janë gjithmonë pavarësues në secilën disiplinë që bëjnë, nuk mbajnë inate, nuk synojnë gjërat e tjetrit dhe nuk marrin atë që iu obligohet me detyrim. Janë të dashur, nuk varen nga asgjë, janë human dhe ndihmojnë secilin që paraqet nevojë.

Ndëshkues – Prindërit ndëshkues, gjithmonë synojnë ti kenë fëmijët në vetëkontroll. Rregullat të cilat prindërit përdorin për fëmijën e tyre, duke përdorur metoda nga më të ndryshme, jo të dëmshme por ndëshkuese, fëmijët mund ti bëjnë të varur nga gjithçka që i rrethon, duke pasur gjithmonë frikën e ndëshkimit. Por mund të arrijnë atë që dëshirojnë në bazë të përgatitjes prindërore, megjithatë, gjithçka që ata synojnë duhet ti përshtatet edhe prindërve. Nuk bëjnë asgjë pa lejen e prindërve edhe nëse fëmija për vete nuk dëshiron diçka por që i imponohet apo detyrohet për ta plotësuar dëshirën e prindërve. Në shumicën e rasteve, aty ku i përplas jeta paraqiten egoist kundër gjërave, synojnë gjithçka edhe nëse i përkasin apo jo atyre. Ka nga ata fëmijë të cilët nuk i përshtaten rregullave të jetës në për të cilën kalojnë, prandaj disa edhe mund ti thyejnë ato dhe të zgjedhin pavarësinë dhe lirinë në zgjedhje.

Transparencë  apo kontroll kushtesh – Në shumicën e rasteve transparenca duhet të jetë lidhur ngushtë me kontrollin e kushteve të fëmijës, dhe favorizimin në për të cilin ata kalojnë, si në fëmijëri ashtu edhe në adoleshencë. Një prind që i lejon fëmijës të jetë i lirë në zgjedhjet e tij, do të jetë gjithmonë i dashur, por ka nga ato raste në cilat ndikon për keq dhe sjell jo qëndrueshmëri në raportin tuaj. Duhet pasur kujdes në qëllimet të cilat ia cakton vetës në radhë të parë dhe autoritetin të cilin e përdor tek fëmija që tashmë e njeh personalitetin e tij. Nëse fëmija kërkon mbështetjen tuaj, fillimisht mos jep përgjigje pozitive, por as negative.  Lejoje fëmijën të mendojë më gjatë dhe ta krijojë imagjinatën dhe të gjejë zgjidhjen për pikëpyetjen se nëse do të arrijë qëllimin e tij apo jo. Sepse gjerat e lehta gjithmonë kushtojnë më pak, prandaj një marrëdhënie më respektive do ta ndihmonte edhe fëmijën që të ketë “frikën e respektit” të kërkoj gjithçka që dëshiron. Nëse menjëherë merr atë që do, nuk do ta dijë rëndësinë e asaj që do ti vije sepse do të dijë me siguri që do ta ketë, pa bërë mund dhe sakrificë! Prandaj, nevojitet kontrolli i kushteve dhe detyrat në të cilat obligohet prindi dhe fëmija në veçanti, që në këtë sfidë dhe detyrë edukative jo vetëm të krijohet por të zhvillohet në mënyrën më të mirë një personalitet i cili do të dijë rregullat e jetës, sakrificat dhe dëshirën për të arritur atë që dëshiron nga vetja, jeta dhe familja.

Të gjithë jemi në dijeni që kultura e njeriut lind dhe zhvillohet bashkë me të. Por, duhet ndalur dhe analizuar, sepse jo gjithmonë kultura mirret ashtu siç ta dhurojnë, si fillim në hapat e parë kur ti ke marrë pozitën e nënës, edukatores, pedagoges etj duhet analizuar me përpikëri personalitetin të cilin synon ta edukosh apo ta arsimosh.

Rinora Kurhasku – Haxhiavdyli, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale