Të tjera

Edhe gruaja e guximshme ka momente të hidhura, por ato nuk i shfaqë para të tjerëve!

Një grua e guximshme është  grua e dashur dhe plot pasion, që nuk lejon të tjerët të ndikojnë në gjendjen e saj. Ajo di të menaxhoj shumë mirë problemet e saj në jetë ani pse kalon situata të pikëlluara, bën gabime dhe mërzitet.

Por, ju prapë e shihni atë plot buzëqeshje në fytyrë duke ia dalë mbanë problemeve të gjithë ditës.

Ajo ka aftësi t’ju përshëndes përmes buzëqeshjes së saj. Ajo është gruaja që ndriçon ditën e secilit dhe duket sikur ajo ka një sasi të pafund dashurie për gjithçka rreth saj.

Njerëzit e shohin atë dhe mendojnë se ajo ka të gjithçka. Ajo duket e fortë, e suksesshme. Por, edhe ajo përjeton momente të vështira, ligësi emocionale,megjithatë asnjëherë nuk lejon që ju ta shihni këtë.

Ajo duket e pathyeshme, por vetëm ajo  e di se çfarë ndjenë brenda zemrës së saj. Në fakt, askush nuk është në gjendje ta marrë përsipër barrën e asaj se çfarë përjeton ajo brenda vetës.

Të tjerët e shohin atë gjatë ditës, të veshur të gjithë me buzëqeshjen e saj premtuese dhe plot energji. Por askush nuk e di se si duket dhe ndihet natën,pas një dite të gjatë kur ajo shtrihet në shtratin e saj.

Sepse ajo kurrë nuk do të lejojë që dikush ta shohë dobësinë e saj.

Vetmia është rasti i vetëm kur ajo lejon lotët ti rrjedhin,kur fytyra e saj zymtohet nga mërzia…

Sa herë që bota bëhet e vështirë për të dhe ajo është në prag të shkatërrimit, ajo bën çdo gjë për ta kaluar secilën vështirësi.  Ajo preferon të vuajë në heshtje. Sepse ajo ka shumë frikë të tregojë të metat e saj në botën e egër.  Ajo ka shumë frikë të zhveshë shpirtin e saj dhe të tregoj atë që ndjenë brenda vetës.

Njerëzit e përshkruajnë atë si gruaja  më e zhurmshme dhe më e gëzueshme. Ata e konsiderojnë atë si rreze të diellit. E gjallë. Zgjidhje përfundimtare e problemeve. Të gjithë vijnë tek ajo duke  kërkuar për një këshillë rreth problemeve të tyre.

Sepse ajo është gjithmonë di çfarë të këshillojë.

Ndonjëherë asaj i vijë të shpërthejë dhe të tregojë se nëpër probleme të tilla kalon edhe vet çdo ditë, megjithatë përmbahet dhe vazhdon të jap këshilla nga zemra.

Ajo gjithmonë ka dëshmuar se është një mike e mirë.

Dhe, përsëri kur vjen në shtëpi, të gjitha pasiguritë, frika dhe demonët e brendshëm dalin për ta torturuar. Sa më shumë që ajo preferon të mbetet vetëm, aq më shumë i shfaqen këto ndjesi.

Edhe pse ajo duket e blinduar nga emocionet që e lëndojnë, ato ekzistojnë brenda saj, njëjtë siç janë brenda çdo njeriu tjetër.

Por, ajo që të tjerët nuk dinë për të është fakti se ajo është tepër e fortë dhe e guximshme. Ajo lufton çdo ditë për të ardhmen e saj, për ëndrrat e saj dhe për suksesin e saj. Përkundër dhimbjes intensive.

Pas çdo gjëje, ajo ende gjen një mënyrë për të marrë veten për mëngjesin tjetër dhe gërmon deri në fund brenda vetës për të gjetur shpresën që i duhet.

Ajo është e fortë sepse ajo arriti të mbijetojë mizorinë e kësaj bote dhe ende qëndron në këmbët e saj.

Kjo gjë kërkon shumë guxim, prandaj ajo është ndryshe nga të tjerat.

Ajo është e guximshme…