Highlight Storie Inspirimi

E dhimbshme; djali me autizëm shkruan poezi si detyrë shtëpie për atë që po përjeton, të gjithë mbetën pa fjalë!


Nuk ka dyshim se poezia pushton njerëzit. Kjo histori padyshim që do t’ju bëjë të emocionoheni, qeshni dhe të derdhni lot.

Një djalë i ri, i prekur nga autizmi, ka shkruar një letër dhe ia ka dhuruar mësuesit të tij. Në këtë letër djaloshi ka shkruar një poezi dhe ajo është më shumë se e mrekullueshme.

Benjamin Giroux, djaloshi 10-vjeçar nga Plattsburg, Nju Jork, ka sindromën Asperger-një formë autizmi. Një ditë nga mësuesi nxënësve iu kërkua të shkruajnë një poemë si detyrë shtëpie.

Benjamini e përdori gjendjen e tij për të përshkruar se si ndjehet  dhe si jeton duke qenë me autizëm.

Djali i ri ishte ndjerë gjithmonë i ndryshëm nga fëmijët e tjerë. Poema e tij, “Unë jam”, tregon emocionet e tij në një mënyrë kaq të veçantë dhe kur e lexoni atë, ju do të shihni se ai sigurisht është një fëmijë i veçantë. Prindërit e tij u emocionuan tepër shumë kur djali ua tregoi atyre poezinë.

Pjesa më e prekshme e  poezisë është ndoshta në fund, ku Benjamini përshkruan ndjenjën e izolimit dhe dëshirën për t’u pranuar në rrethin e tij ashtu siç  është. Ai shkruan, “them,” ndihem si një i braktisur. “Unë ëndërroj një ditë që gjithçka të jetë në rregull. Mundohem të përshtatem, shpresoj që një ditë të bëj. Jam i çuditshëm, jam i ri. ”

Ja poezia e plotë e djaloshit që shpërfaqi në mënyrë artistike atë që ndjenë për faktin se është ndryshe ka të tjerët!

Unë jam i çuditshëm, unë jam i ri,

Pyes veten nëse edhe ti je kështu,

Unë dëgjoj zëra në ajër,

Unë të shoh se nuk je, dhe kjo nuk është e drejtë

Unë dua të mos ndihem blu

Unë jam i çuditshëm, unë jam i ri

Unë pretendoj se edhe ju jeni njëjtë,

Unë ndihem një djalosh jashtë hapësirës,

I prek yjet dhe  ndihem jashtë vendit,

unë shqetësohen se ç’mund të mendojnë të tjerët,

qaj kur njerëzit qeshin, më bën të tërhiqem,

Unë jam i çuditshëm, unë jam i ri

Unë tani e kuptoj se edhe ju jeni kështu,

Unë them se ndihem si një i braktisur,

Unë përpiqem të  përshtatem,

Shpresoj që një ditë do ta  bëj,

Unë jam i çuditshëm, unë jam i ri

Poema është bërë virale në internet. Shoqata Kombëtare e Autizmit vlerësoi  poezinë e Benjaminit dhe e ndau atë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Tani, njerëzit në mbarë botën mund të kuptojnë më mirë se si është te jetuarit me autizem.