Highlight Storie Inspirimi

E ardhmja juaj është magjike

e ardhmja

E ardhmja na shqetëson te gjithëve. Por, sado që mund të kaloni momente te vështira, gjithmonë kujtoni se momentet magjike eksitojnë.

Mos harroni se mënyra se si e ndërtoni jetën e keni ju në dorë. Mirënjohja është mjeti juaj magjik për të ndërtuar një jetë fantastike.

Nëpërmjet ushtrimeve magjike të deritanishme, ju i keni hedhur tashmë themelet e saj.

Që sot e tutje, jeta juaj do të bëhet gjithnjë e më e mrekullueshme, derisa ju t’i prekni yjet me dorë.

Lartësitë që mund të arrini me anë të mirënjohjes janë të pafund dhe po aq e pafund është edhe magjia që do të përjetoni. Pafundësia e saj është si ajo e yjeve të Universit.

“Ta shprehësh mirënjohjen me fjalë, tregon mirësjellje; ta shprehësh atë me vepra, tregon bujari e fisnikëri. Por ta bësh mirënjohjen mënyrën tënde të të jetuarit, është njëso sikur të kesh prekur parajsën.”

~Johanes A. Gartner.

Tashmë mënyra më e mirë për të ecur përpara është t’i mirëmbani themelet që keni ndërtuar dhe të filloni gradualisht të ndërtoni mbi to, duke e rritur thellësinë e ndjenjave tuaja.

Sa më shumë ta ushtroni forcën e mirënjohjes, aq më thellë do të jeni në gjendje ta ndieni atë; dhe sa më thellë ta ndjeni, aq më pak kohë do t’ju duhet për ta praktikuar atë.