Highlight Modë & Bukuri

Dyfisho rritjen e flokëve, parandaloni zbokthin dhe humbjen e flokëve me këtë maskë natyrale!

flokët

Kujdesi ndaj flokëve sot është bërë një sfidë vërtetë për femrat. Flokët i ekspozohen vazhdimisht rrezikut për dëmtim dhe po ashtu përdorimi i preparateve të ndryshme i bën ato çdo ditë më të ndjeshme dhe më të dobëta.
Për t’i bërë flokët të duken mirë, shumë femra zgjedhin produkte të shtrenjta të mbushura me përbërës që po ashtu nuk garantojnë shëndet për flokët tuaj.
Por a keni provuar ndonjëherë të kujdeseni për flokët tuaj me produkte natyrale?
Jo vetëm që është më e lirë, por është edhe më e sigurt pasi që e dini se çfarë ka në produktet që po përdorni!
Kjo recetë kërkon përbërës të tillë si:
Xhenxhefil, i cili ndalon rënien e flokëve dhe dhe ndihmon ato të rriten më shpejt,
Mjalti, i cili hidraton, i bën flokët të shkëlqejnë dhe kontrollon vajin dhe
Vaj ulliri, i cili hidraton, i bën flokët të ndriçojnë, parandalojnë majet e ndarë dhe lufton zbokthin.

Tani që dini disa nga përfitimet e përbërësve, këtu është receta:
përbërësit
1 copë xhenxhefil,
1 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle mjaltë,
5 deri në 7 kapsula të vitaminës E (në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokëve tuaj.
Udhëzime
Lani xhenxhefilin mirë. Pastaj qërojeni dhe bluajeni. Përzieni me përbërësit e tjerë. Aplikojeni në flokë dhe mbajeni për 40 minuta. Shpërlani flokët tuaj dhe lani me shamponin që i lani gjithmonë.
Përsëriteni këtë proces një herë në javë.

Ju do të filloni të shihni ndryshimet e para në rritjen e flokut pas një muaji.