Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Duke shkruar shëroheni emocionalisht

emocionalisht
Shkrimtarët, intelektualët dhe publicistët  e kanë njohur fuqinë e ideve për shekuj. Fjala e shkruar i ka mundësuar njerëzve të regjistrojnë ngjarjet, të kalojnë traditat dhe na kanë ndihmuar në zhvillimin e argumenteve për çështje të ndryshme. Shkrimi, në të vërtetë, na ndihmon të zbulojmë atë që tashmë e dimë; është procesi i riorganizimit të ideve tona, një transformim që fillon në mendjet tona dhe që kanalizohet në letër. Transformimi është fjala kyçe këtu, sepse fjalët kanë aftësinë për të ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit dhe për të na fuqizuar.

Të shkruarit ju shëron emocionalisht

Të shkruarit është është përdorur si një formë terapi për dekada të tëra.Duke shkruar, nejrëzit shprehin ndjenjat e tyre,  dashurinë, mërzinë, inatin, mllefin, dhimbjen e krenarinë. Jammës Ë Pennebaker e ka përdorur qysh herët terapinë me shkrim. Pikërisht kjo terapi ua mundësoj disave të shkruanin traumat e përjetuara, ndjenjat dhe mendimet e tyre. Dhe, derisa shkrimi në lidhje me ngjarjen aktuale ishte e dhimbshme, ata gjetën vendosmëri, mbyllje dhe kuptim të rëndësishëm në përvojën pasi kishin shkruar në mënyrë të vazhdueshme.

Shkrimi, pra, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me lumturinë e dikujt dhe fuqinë për të përmirësuar mirëqenien tuaj emocionale, si dhe shpirtërore.   Alice Flaherty, një neuroshkencore në Universitetin e Harvardit dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, studion kushte të tilla si hipergrafia – një kërkesë që duket e pakontrollueshme për të shkruar vazhdimisht – dhe blloku i shkrimtarëve. Ajo beson se të shkruarit mund të shkaktojë lirimin e dopaminës në tru, e ngjashme aktivitete si  dëgjimi i muzikës dhe luajtja e lojërave video.

Shkrimi po ashtu ju ndihmon të reduktoni stresin

Shkrimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Një nga problemet kryesore me mendimet dhe shqetësimet është se ato përgjithësisht janë të paformuara dhe duken shumë më të mëdha kur janë në mendjen tonë. Shkrimi i tyre ndihmon për t’i tkurrur ato dhe për ti parë në një situatë më reale. Kjo lehtëson zgjidhjen e problemeve duke ju lejuar të deklaroni shumë qartë se cilat janë problemet tuaja dhe një herë në letër ju lejon të përballeni në një mënyrë shumë më të prekshme.

Shkrimi ju jep motiv për fuqizim

Dhe, natyrisht, shkrimi mund t’ju fuqizojë. Nëse ulni stresin, ndryshoni gjendjen tuaj të lumturisë ose rritni njohuritë tuaja dhe ndërgjegjësimin tuaj, shkrimi përfundimisht ndryshon mendjen tuaj dhe kjo ndryshon për të mirë jetën tuaj. Nëse asgjë tjetër, shkrimi do t’ju kujtojë se ju jeni dhe askush tjetër, i cili është autori i historisë suaj, mjeshtri i fatit tuaj dhe kapiteni i shpirtit tuaj.  /Unik Portal/