Highlight Shëndeti

A duhet të lahemi çdo ditë?

A duhet të lahemi çdo ditë?

Prej kohësh diskutohet në lidhje me atë se:  A duhet apo jo të lahemi çdo ditë?

Lajm i mirë për ata që përtojnë të lahen çdo ditë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se larja çdo ditë mund të “vjedhë” ngadalë shëndetin e lëkurës dhe gjithë organizmit. Sipas tyre, duke u larë çdo ditë ne rrezikojmë të kemi më shumë puçrra në fytyrë dhe trup.
Qeniet njerëzore kanë diçka që quhet mikrobiome, e cila është një koleksion i baktereve dhe mikrobeve të tjera që jetojnë në trupin e njeriut. Këto mikrobioma janë në thelb si ekosistemi i lëkurës tonë dhe kur ne lahemi çdo ditë i çrregullojmë shumë ato dhe kështu i bëjmë dëm lëkurës tonë.

Përderisa nuk ka shumë hulumtime lidhur me numrin ideal të dusheve, ju duhet të bëni dy ose tre dushe në javë sepse një gjë tashmë është e qartë: Ka shumë dëshmi që tregojnë se nuk keni nevojë të laheni përditë.