Highlight Lifestyle

Duaje trupin tënd, ashtu siç e ke

duaje trupin tënd

Të duash trupin tënd nuk është gjithmonë gjëja më e lehtë për të bërë. Ka ditë, javë ose muaj kur vetëvlerësimi juaj është në hendek dhe sinqerisht, dashuria për trupin tuaj është gjëja e fundit që e mendoni. Vazhdimisht e anashkaloni këtë pjesë, duke i shkaktuar vetës presion mbi realitetin e formave të trupi tuaj.

Ju duhet të provoni të vendosni baraspeshë në vetvete dhe të pranoni trupin tuaj ashtu siç është edhe pas lindjes së fëmijëve.

Në thelb, ideja është  që ju të ndiheni të relaksuar dhe ta pranoni trupin tuaj ashtu siç është. Mendoni dhe mos u bëni  e padrejtë duke e akuzuar vetën mbi format e trupit tuaj, sepse në këtë mënyrë ju shpenzoni shumë energji, të cilën mund ta përdorni për diçka tjetër.

Duaje vetën ashtu siç jeni dhe mos u preokuponi shumë mbi atë së pse ju nuk keni forma perfekte trupore.

Këtë gjë mundohuni tua tregoni edhe fëmijëve tuaj. Sa herë t’ju pyesin në lidhje me format e juaja trupore, mos hezitoni, thjeshtë thuani “ky është trupi im i bukur”.