Highlight Të tjera

Doni të nisni një biznes për të cilin nuk keni njohuri? Ja çfarë duhet të bëni!

biznes

Kur vendosni të nisni një biznes është mirë të zgjidhni biznesin për të cili ju e keni të zhvilluar më shumë talentin. Por, ka raste kur njerëzit lidhen pas diçkaje për të cilën s’kanë pasur njohuri më herët. Pra, ju rritet dëshira për një biznes nga një fushë që s’keni njohuri. Nëse ju doni të keni suksese në këtë kjo dëshirë duhet të ushqehet aq shumë sa të bëhet një ndër dëshirat më të mëdha në jetë për ju.

Ju mund të bëni atë që doni dhe është e drejta e juaj dhe privilegj të ndjekësh biznesin ose hobin i cili do të jetë më i pëlqyeshëm dhe i kënaqshëm

Ju nuk jeni të obliguar të bëni atë që nuk doni të bëni dhe nuk duhet t’a bëni përveç në rastet kur ajo do t’ju dërgoj juve te ajo çfarë ju doni të bëni.

Nëse ka gabime të së kaluarës, pasojat e të cilave ju kanë vendosur në biznesin apo mjedisin e padëshiruar, ndoshta për një kohë do të jeni të obliguar të bëni atë që nuk ju pëlqen të bëni.

Por mund t’a bëni punën  të kënaqshme, duke ditur se është e  mundur për ju të arrini deri të puna që ju doni të bëni.

Nëse ju ndjeheni se nuk jeni në profesionin e duhur, mos vepron me ngut që të shkoni te një profesion tjetër. Mënyra më e mirë në përgjithësi për të ndryshuar mjedisin apo biznesin, është nëpërmjet rritjes.

Mos u frikësoni të bëni një ndryshim të papritur dhe radikal, nëse mundësia është paraqitur dhe ndjeni konsideratën se kjo është mundësia e duhur, por mos ndërmerrni veprime të papritura dhe radikale nëse dyshoni, se kjo është urtësia e të bërit.

Nuk ka nxitime në planet krijuese dhe nuk ka mungesa të mundësive.

Kur ju dini jashtë nga mendja konkurruese, ju do t’a kuptoni se asnjëherë nuk keni nevojë të veproni me ngut. Askush  nuk do t’ju mund në gjërat që ju doni të bëni. Ka mjaftueshëm për të gjithë. Nëse një hapësirë është marrë, një tjetër edhe më e mirë do të hapet për ju pak më tutje. Ka kohë sa të duash.

Kur ju jeni në dyshim, pritni.

Kthehuni përsëri te soditja e vizionit tuaj dhe rri besimin dhe qëllimin tënd dhe mbi të gjitha, në kohët e dyshimit dhe të pavendosmërisë, kultivoni MIRËNJOHJEN.

Një ditë ose dy harxhoni me soditjen e vizionit për atë që do dhe me seriozitet falënderohu se ju jeni duke e  marrë, do t’u sjellë mendjen tuaj në një lidhje kaq të afërt me supremen, sa ju nuk do të gaboni, kur të veproni.

Ekziston një mendje e cila di gjithçka që duhet ditur dhe mund të afrohesh me këtë mendje në unitet, me anë të besimit dhe synimit për të përparuar në jetë, nëse ke mirënjohje të thellë./Unik Portal/