Highlight Storie Inspirimi

Do t’iu duhen vetëm dy minuta për të lexuar këtë, dhe do të ndryshoni përgjithmonë perspektivën tuaj për jetën…

perspektivë

Sa është e qartë perspektiva për jetën tuaj? Kjo histori do të ndryshojë atë menjëherë.

Dy burra, të dytë të sëmurë, në një dhomë spitali. Njërit i lejohej të ulej çdo ditë për një orë në shtratin e tij, kurse tjetri duhet të qëndronte i shtrirë gjatë gjithë ditës.

Burrit që i lejohej të ulej për një orë çdo ditë, kishte shtratin pranë dritares së vetme në dhomë.

Këta dy burra flisnin me orë të tëra. Ata flisnin për gratë e familjet e tyre, shtëpitë, punën, pushimet etj.

Çdo mbrëmje kur burri mund të ulej pranë dritares, fillonte ti përshkruante shokut të tij të dhomës të gjitha gjërat që mund të shihte nga dhoma e spitalit.

Shoku i tij filloi të jetonte e të kishte shpresë që një ditë do të shërohej e të dilte të shihte gjithë aktivitet rrezatues në botë. Dritarja ishte me pamje nga një liqen shumë i bukur. Aty luanin mjellmat e patat, gjersa fëmijët lundronin varkat e tyre të vogla.

Të dashuruarit ecnin pranë këtij liqeni, duke mbajtur lule shumëngjyrëshe në duar, dhe në distancë mund të shihej qyteti i bukur e përplot drita.

Përderisa burri afër dritares i shpjegonte shokut të tij të gjithë këtë peizazh në detaje, shoku i tij mbyllte sytë dhe imagjinonte atë skenë.

Një mbrëmje burri pranë dritares shpjegoi se si një parade me muzikantë kaloi pranë liqenit. Edhe pse shoku i tij nuk i dëgjoi, ai i parashikonte ata në mendjen e tij.

Kaloj javë e muaj të tërë.

Një mëngjes, infermierja erdhi tu sillte ujë, dhe pa trupin e pajetë të njeriut pranë dritares që kishte vdekur i qetë në gjumë.

Ajo thirri të tjerët të largonin trupin e tij, dhe shoku i tij i dhomës mjaft i mërzitur pyeti nëse mund të dilte në shtratin pranë dritares.

Infermierja pranoi dhe u largua.

Burri me ngadalë u ngrit të ulej dhe të shikonte pamjen “mahnitëse” që shoku i tij tashmë i vdekur i kishte shpjeguar atij me muaj të tërë.

Mirëpo u tmerrua nga bota e jashtme, sepse ajo nuk ishte aspak siç i ishte përshkruar atij. Nga dritarja shihej vetëm një mur i gjatë e i bardhë.

Kështu burri pyeti  infermieren, se si mund të ishte e mundur kjo?

Ajo u përgjigj: “Njeriu për të cilin po flet, ishte i verbër. Ai nuk mund të shihte as murin e bardhë. Ndoshta ai thjesht donte të ju bënte ju të ndiheni më mirë.”

Dhembshuria e ndarë me të tjerët është thjesht dhimbje, por lumturia e ndarë me të tjerët, do të dyfishohet.

Shpërndaje këtë, nëse tashmë e keni parë jetën tuaj më ndryshe.