Highlight Të tjera

Dita dhe jeta e juaj është ashtu si e paramendoni

jeta

Kur patjetër doni të bëni ndryshim në jetën tuaj, të ndërrmerni hapa për t’a përmirësuar mënyrën e të jetuarit, qoftë edhe për të arritur  dicka që e keni menduar një kohë të gjatë, motivuesit këshillojnë që ju të filloni me gjëra të vogla.

Në këtë mënyrë e keni më të lehtë për të eksperimentuar me ligjin e tërheqjes. Mos harroni, ligjin e tërheqjes mund ta përdorni për ta krijuar paraprakisht tërë jetën tuaj, nisur prej asaj që doni të bëni sot.

Prentice Mulford, mësues, shkrimet e të cilit paraqesin ligjin e tërheqjes nga perspektiva të ndryshe dhe na mësojnë si ta përdorim atë, tregon se sa e rëndësishme është ta  parafytyrojmë paraprakisht ditën tonë. Sipas Mulford, kur i thua vetes “Do të kem një vizitë të këndshme ose do të bëj një udhëtim të këndshëm”, ti je duke i paraprire lëvizjes tënde në materien e elementeve dhe forcave që do t’I organizojnë gjërat në mënyrë të tillë që ta bëjnë të këndshme vizititën apo udhëtimin tënd.

Nëse para  vizitës apo udhëtimit je në humor të keq, në ankth apo i shqetësuar se mos ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, paraprakishtt je duke dërguar forca të padukshme, që do paraqesin ndonjë telash. Mendimet  tona ose, me fjalë të tjera, gjendja jonë mendore, janë gjithmonë në punë me “organizmin, e mirë ose të keq të  gjërave paraprakisht.

Pra është tepër e rëndësishme që ta mendosh gjithmonë paraprakisht çdo ngjarje të ditës. Me  siguri se ju ka ndodhurë të bëni të kundërten e programimit paraprak të ditës suaj, prandaj dijeni që një prej efekteve është se duhet të bësh gjithcka me nxitim dhe me ngutje.

Kështu, nëse je duke nxituar apo duke u ngutur, dije që mendimet dhe vperimet e tua bazohen te frika, të frika e të qenit me vonese, dhe se paraprakisht je duke “organizuar” gjëra negative. Sa vazhdon të ngutesh, do të përfundsh duke tërhequr njërën pas tjetrës gjëra negative në punë tënde.  Krahas kësaj, ligji i tërheqjes do të “organizojë” rrethana të tjera, që do të të detyrojnë të nxitohesh e të ngutesh. Duhet të ndalodh e të dalësh nga ajo frekuencë. Merr disa caste për të ndryshuar këtë qëndrim, nëse  nuk do të tërheqësh gjëra negative.

Për cdo ditë nëpërmjet mendimeve tua, mësohu të programosh paraprakisht çdo ngjarje të jetës tënde. Për çdo që që bën dhe pë çdo vend ku shkon, futi në veprim forcat e Universit dhe mendoje paraprakisht mënyrën me të cilën do që kjo të ndodhë. Kështu je duke e krijuar jetën tënde qëllimisht dhe vetëm kështu mund të kthesh secilën siuatë në jetën tënde ne situatë positive.