Highlight Të tjera

Disa nga thëniet më kontroversiale të Karl Lagerfeld

Karl Lagerfeld vdiq në moshën 85 vjeçare mëngjesin e të martës në Paris. Pos drejtimit të tij kreativ, Lagerfeld do të kujtohet për fjalët e tij kontroversiale që ju shumë njerëz I pëlqyen. Ai shpesh arriti të paraqitej në faqet e para të revistave, duke poshtëruar njerëzit mbipeshë.

Drejtori kreativ i Chanel vdiq në spital në Paris pasi u pranua urgjentisht të hënën natën, sipas faqes franceze të lajmeve Pure People.

Ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk dihet, Le Figaro raportoi se Lagerfeld ishte “i dobët për shumë javë”. Muajin e kaluar, ai humbi dy shfaqje të modës Chanel në Paris.

Disa nga thëniet e tij më kontroversiale janë:

Për Adele:

“Ajo është mbipeshë, pork a një fytyrë të bukur dhe një zë përrallor.”

Për tatuazhet:

“Mendoj se tatuazhet janë të tmerrshme. Është sikur të jetosh në një fustan Pucci gjatë gjithë kohës.”

Për trenerkat:

“Trenerkat janë një shenjë e humbjes. Ti ke humbur kontrollin e jetës prandaj I ke veshur ato.”

Për meshkujt rus:

“Nëse do të isha ruse, do të isha lezbike. Rusët nuk janë tërheqës aspak.”

Për pizhamat:

“Të gjithë duhet të shkojnë në shtrat, sikur të kishin një takim duke I pritur.”

Për dashurinë:

“Dashuria e vetme në të cilën besoj unë, është dashuria e nënës për fëmijët e saj.”

Për punën:

Përse duhet të ndaloj së punuari? Nëse ndaloj, do të vdes dhe cdo gjë do të mbaroj.”