Highlight Të tjera

Dielli “arma” e fortë e humorit të mirë

dielli

Shumë prej nesh, në veçanti femrat janë ato që  rrezet e diellit i shohin si “armik”, të lëkurës së tyre, kjo për faktin se vazhdimisht flitet për rrudhat  dhe shenjat që mund të shfaqen si pasojë e qëndrimit të në diell. Por, a jeni të gatshëm që për  këtë të mos ekspozoheni në diell, të mos e mbushni trupin e mendjes tuaj me efektet pozitive që vijnë nga rrezet e diellit. Tashmë në treg ka qindra lloje të kremrave me faktor mbrojtës dhe duke e pasur një në shtëpi ju do ta lini pa preokupim lëkurën tuaj të përkëdhelet nga dielli.

Mos harroni asnjëherë se dielli dhe rrezet e tij sjellin gëzimin, relaksin dhe disponimin më të mirë të mundshëm  për juve. Mjafton një qëndrim disa minuta në diell për të hetuar ndryshimin në humorin tuaj dhe do të largojë stresin. Muskujt rekalsohen kur jemi në diell dhe tensioni i mbledhur në trup lirohet. Në veçanti dielli i mëngjesit është plot të mira për të gjithë neve.

Dielli e prodhon hormonin e humorit dhe ndihmon shumë në rregullimin e problemeve me gjumin.