Highlight Shëndeti Sport / Fitness

Dhjetë ushqimet më të mira për femra që bëjnë fitnes

ushqimet

Mbajtja e trupit në formë nuk duhet parë thjeshtë në aspektin e modës, por edhe të mirëqenies së organizmit. Këtë herë do të njiheni me ushqyerjen më të mirë që ju nevojitet, nëse jeni nga ato që shkoni në palestër

1.Avokado

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthithjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyra kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit.

2.Bananet

Bananet konsiderohen si shumë të dobishme për shëndetin tonë. Ato përmbajnë 3 lloje të sheqerit dhe shumë fibra, të cilat janë arsyeja që na japin energji për gjithë ditën. Njerëzit zakonisht përdorin pilula çdo herë që kanë probleme shëndetësore, duke mos e ditur se bananet mund t’i zgjedhin shumicën prej tyre.

3.Manaferrat

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup.Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak.Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore, pse duhet të hahet manaferra:Manaferra është një nga dhjetë ushqimet që përmbajnë më së shumti antioksidantë.

4.Karrotat

 

Karrotat janë dhe kane qene pjese e rëndësishme e dietave vegjetariane. Karrotat janë perime rrënje qe i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karrota shpesh përdoret ne terapi me lëngje për trajtimin e disa sëmundjeve. Ne fakt, karotat ne fillim janë kultivuar si mjekim për trajtimin e një mori sëmundjesh. Shërben si zëvendësues yndyre kur përdoret si trashës ne supa, sose, kazerole dhe buke. Një ene përplot me supe me karrotë është një mënyre shume e mire ushqimi gjate dimrit.

6.Drithërat

Humbja në peshë kërkon një kujdes dhe një vëmendje të veçantë të gjithë ato që duan një trup të mirë është e rëndësishme që të ndjekin disa këshilla që i ndihmojnë për të realizuar një peshë perfekte trupore. Drithërat integrale janë përplot me fibra ushqyese dhe karbohidrate, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.
7.Mish pule

Në veçanti këmbët e pulës janë të pasura me glukozaminë, që është e mirë për shëndetin e nyjave, veçanërisht nëse merreni me ngritjen e peshave. Në mishin e pulës gjendet acidet yndyrore në sasi të madhe, por vetëm kur bëhet fjalë për pulë shtëpiake, që nuk ushqehet tepër me misër, por që e lirë ha bar dhe insekte gjatë ditës. Sa më e vjetër të jetë pula, aq më mirë, sepse do të ketë më shumë dhjamë të mbledhur, që është shumë i shëndetshëm.

8.Hummus

Hummusi është e shëndetshme, e lirë dhe shumë e thjesht për tu bërë. Përbëhet nga qiqrat, farat susam të bëra si pastë me vaj ulliri që ndryshe quhet tahini, dhe është fantastike për tu shoqëruar me perime kurdo ose fokaçe. Hummusi përbëhet nga qiqrat dhe farat susam që janë të pasura në proteina. Për të përgatitur hummusin duhet një filxhan me qiqra, një me pastë fara susami, një limon, hudhër ose pluhur hudhre, kripë dhe ndoshta pak ujë.

9.Vezët

Vezët janë një zgjedhje e mirë si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe përveç se një burim i proteinave, përmbajnë gjithashtu vitamina dhe minerale. Dhe është për të shtuar se mund të jenë pjesë e një vakti të shëndetshëm, që është edhe i shpejtë dhe i lehtë për t’u përgatitur. Megjithatë, për të shmangur çdo rrezik të helmimit nga ushqimi, është e rëndësishme që vezët të merren apo të blihen nga një burim i sigurt dhe është e rëndësishme që ato të ruhen, të trajtohen dhe të përgatiten si duhet. Kjo këshillë vlen sidomos për grupe të caktuara njerëzish, si fëmijët, të sëmurët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.Vezët janë një burim i mirë i: proteinave, vitaminës D, vitaminës A, vitaminës B2, vitaminë B12, folateve, jodit.

10.Salmoni

 

Salmoni ka një mish shumë të mirë, me shije delikate dhe të veçantë, i vlerësuar kudo. Mishi i salmonit të rritur në lumenj është më i preferuar nga ai i salmonit të kapur në det. Nga pikëpamja ushqyese, salmoni është një ushqim i shkëlqyer, i pasur me proteina, yndyrna shumë ushqyese, vitamina. Përmbajtja e natriumit është jashtëzakonisht e ulët. Salmoni përmban shumë yndyrna omega 3 . Kur të piqni salmon është mirë që ta bëni në temperatura jo shumë të larta, për shkak se omega-3 është veçanërisht e ndjeshme ndaj nxehtësisë.