Highlight Storie Inspirimi

Dhjetë shkaqet kryesore që çojnë drejt dështimit në udhëheqje

Kur ju jeni udhëheqësi gjithmonë duhet të  mbani mend disa gjëra thelbësore që lidhen me ato se çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni.

Paaftësia për të organizuar detaje. Udhëheqja e efektshme kërkon aftësi për të organizuar dhe zotëruar detaje . Asnjë udhëheqës i vërtetë nuk është gjithmonë “shumë i zënë”, për të bërë diçka që mund të kërkohet nga ai, në cilësinë e tij si lider. Kur një njëri, qoftë ai lider ose ndjekës, pranon se është “shumë I zënë”, për të ndryshuar planin e tij ose për t’i  kushtuar vëmendje ndonjë urgjence, ai e pranon kështu, paaftësinë e tij. Lideri i suksesshëm duhet të jetë zoti në të gjitha detajet që kanë lidhje me pozitën e tij. Kjo do  të thotë, sigurisht,  se ai duhet të fitojë zakonin e delegimit të detajeve togerëve të aftë.

Mungesa e vullnetit për të dhënë  shërbim të përpiluar. Liderët e mëdhenj e të vërtetë janë të gatshëm, kur e kërkon rrethana, të kryejnë çdo lloj punë që ata do t’ia kërkonin dikujt  tjetër për ta kryer. “Më i madhi ndër ju, do të jetë shërbëtori i të gjithëve”, është një i vërtetë që të gjithë liderët e aftë e vëzhgojnë dhe e respektojnë.

Pritshmëria për t’u paguar për atë që “dinë”, në vend të asaj që bëjnë me atë që dinë. Bota nuk paguan njerëzit për ata që ata “dinë’. Ajo i paguan për atë që bëjnë ose nxitin të tjerët të bëjnë.

Frika nga konkurrenca e ndjekësve. Lideri që ka frikë se një nga ndjekësit e tij mund t’i zërë vendin , është praktikisht i sigurt se kjo frikë do të kthehet në realitet herët apo vonë. Lideri i aftë i trajnon punonjësit, të cilëve mund t’u delegojë me dëshirë ndonjë nga detajet e pozicionit të tij. Vetëm në këtë mënyrë  një lider mund ta shumëfishojë dhe ta përgatitë veten për të qenë në shumë vende, dhe t’u kushtojë vëmendje shumë gjërave në të njëjtën kohë. Është një e vërtetë e përjetshme se njerëzit marrin më shumë të ardhura për aftësinë  e tyre për t’i bërë  të tjerët që të kryejnë detyrat, se sa ndoshta mund të fitojnë  nga përpjekjet e tyre. Një lider i efektshëm mundet, me anë të njohurive për punën e tij të magnetizimit të personalitetit të tij, të rritë në një masë të ndjeshme efektshmërinë e të tjerëve dhe t’i nxitë ata të kryejnë më shumë shërbim, madje edhe më cilësor, nga sa ata mund ta bënin pa ndihmën e tij.

Mungesa e imagjinatës. Lideri pa imagjinatë është i paaftë t’u japë zgjidhje situatave urgjente dhe të krijojë plane me anë të të cilave t’i udhëheqë ndjekësit e tij në mënyrë të efektshme.

Egoizmi. Udhëheqësi që i merr të gjitha meritat për punën e kryer nga ndjekësit e tij, është e sigurt që do të përballet me pakënaqësi. Një lider i vërtetë i madh nuk merr asnjë meritë për vete. Ai është i kënaqur t’ua njohë meritat ndjekësve të  tij, kur ka të tilla, sepse ai e di që shumica e njerëzve do të punojë më shumë, kur marrin lavdërime dhe vlerësohen, sesa kur do të punonin vetëm për para.

Mospërmbajtja. Ndjekësit nuk e respektojnë një lider të papërmbajtur. Për më tepër, mos përmbajtja në çfarëdo lloj forme që shfaqet, shkatërron durimin dhe gjallërinë e të gjithë që përfshihen në të.

Pabesia. Ndoshta kjo duhej të ishte vënë në krye të listës. Lideri që nuk është besnik ndaj detyrës së tij, ndaj bashkëpunëtorëve të tij, ndaj atyre që qëndrojnë mbi të, dhe atyre që qëndrojnë nën të, nuk mund ta mbajë gjatë udhëheqjen  e tij. Pabesia e bën dikë të vlejë më pas se pluhuri mbi tokë, dhe i sjellë përbuzjen që meriton.Mungesa e besnikërisë është një nga shkaqet kryesore të dështimit në çdo rrugë të jetës.

Theksimi i “autoritetit” të udhëheqjes. Lideri i aftë udhëheqë me kurajë, dhe jo duke u përpjekur të ngjallë frikë në zemrën e ndjekësve të tij. Lideri  që përpiqet të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij. Lideri që përpiqet të tërheqë  vëmendjën e ndjekësve nëpërmjet forces. Nëse një lidër është një lider i vërtetë, ai nuk do të ketë nevoja ta reklamojë këtë fakt, përvecse me sjelljen e tij, simpatinë, mirëkupptimin, drejtësinë dhe demonstrimin se ai e di punën e vet.

Theksimi i titullit. Lideri kompetent nuk kërkon “titull”, për të fituar respektin e ndjekësve të tij. Dikush  që i kushton shumë vëmendje titullit te tij, në përgjithësi nuk ka tjeër gjë për të theksuar. Dyert e zyres së liderit të vërtetë janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë, dhe  zyrar e tij të punës nuk kanë formalitete ose salltanete.

Këto janë disa nga shkaqet më të zakonshme që cdojnë drejt dështimit në udhëheqje . Cilido nga këto gabime është i mjaftueshëm për të nxitur dështimin. Studiojeni  listën me kujdes, nëse synim i juaji ëshë udhëheqja, sigurohuni që të mos bëni gabime të tilla.