Highlight Lifestyle Shtëpi / Dekor

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini para se të bleni një shtëpi

shtëpi

Blerja e një shtëpie të re mund të jetë stresuese, por edhe e shtrenjtë, megjithatë kur bëhen llogaritë, më mirë është pagesa e një kredie dhe zgjidhja e përhershme e banimit sesa të jetuarit me qare…Janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh, kur të merrni vendim për të blerë një shtëpi.

E para e punës, ju duhet të keni një shumë të caktuar parash, që do ta jepni si paradhënie, në rast se paraqitet kërkesa. Më së miri është ta keni me vete një dëshmi nga banka për paratë që tashmë i keni për të blerë shtëpinë e re, për të pasur më të lehtë bindjen e shitësit, që të vazhdojë negociatat me ju.Nëse nuk i keni këto mjete, atëherë merrni ofertat e mundshme për kredi që të dukeni më serioz para shitësve potencialë të shtëpive.

Së dyti, ju duhet të punoni me një agjent me përvojë. Si fillim ju mund të kërkoni në internet për ndonjë agjent të përshtatshëm, por asnjëherë mos i nënvlerësoni agjentet me përvojë që i keni njohur më parë. Kjo është e konvenueshme për juve, sepse, në këtë formë ju do të merrni vlerësime reale mbi vlerën, krahasueshmërinë dhe ofertat që do t’i negocioni me shitësin.

Së treti, mos hiqni dorë nga një shtëpi, vetëm pse banjo nuk duket e mirë. Atë mund ta bëjë të duket kështu edhe ngjyra jo adekuate e mureve dhe pllakave. Gjithmonë mbani mend se ndryshimet e lehta nuk ju marrin shumë kohë dhe as para,dhe një shtëpi duket bukur nga detajet. Megjithatë gjëra të tilla duhet t’i diskutoni me shitësin. Por, përqendrohuni më mirë ndriçimit, dhomave, lartësisë së tavanit, hapësirës së jashtme.

Së katërti, mësoni rreth fqinjëve tuaj, vizitoni familjet që jetojnë përreth shtëpisë që po e shikoni për vete, për tu bindur që po e bëni zgjidhjen e duhur.Dhe, mos u fokusoni vetëm tek fqinjët tuaj, por vizitoni qendrën më të afërt mjekësore, dhe shërbime të tjera publike të lagjes për të parë funksionimin e tyre.

Merrni vendim sa më shpejtë që është e mundur.Hapi i radhës që duhet të bëni është të jeni i gatshëm për të marrë nje vendim shpejt. Kur një shitës ka shumë oferta për blerje, atëherë ju mund të mos jeni shumë me fat, dhe të humbisni rastin për të blerë shtëpinë që ju pëlqen. Prandaj, mundohuni të merrni vendim sa më shpejt, ose shkruani një letër shitësit të shtëpisë, ku do ti tregoni arsyet e juaja mbi interesin për të blerë shtëpinë  e tij. Ky hap do të përafrojë edhe më shumë marrëdhëniet tuaja.

Tregohuni i vendosur në ofertën tuaj. Kur negocioni mbi çmimin përfundimtar gjithmonë duhet të jeni shumë syhapur dhe shumë i vëmendshëm, ngase marrëveshja mbi pagesën e shtëpisë nuk mund të ndryshohet çdo ditë.  Ajo që duhet të bëni si fillim është të tregoni vlerën që mund të paguani ju për shtëpinë, por asnjëherë mos hiqni dorë për pak para, nëse shtëpia i plotëson kërkesat e e familjes tuaj.

Bëni gati dokumentet për huamarrje.Nëse nuk e keni shumë e nevojshme, atëherë do t’ju duhet të merrni kredi dhe ky proces do t’ju kërkojë shumë punë, në sigurimin e dëshmive mi mundësinë e kthimit të kredisë, në formën siç do të përcaktohet me kontratë.  Kjo fazë nuk është aspak e përshtatshme për të ndërruar vendin e punës, e aq më pak për të bërë ndonjë  blerje në shumë të madhe, pasi që juve do t’ju shqyrtohet ♪çdo hyrje-dalje e të ardhurave tuaja për muajt e kaluar. Konsultoni një arkitekt. Para se të merrni vendimin final, ju duhet patjetër të merrni mendimin e një arkitekti ose inxhinieri, i cili do ti bëjë një inspektim të përgjithshëm shtëpisë për të parë nëse gjithçka është në rregull, dhe se ju po e bëni zgjedhjen e duhur.

Koha për shumë shpenzime. Kur e keni marrë vendimin për blerjen e shtëpisë, ju do të përballeni me një mori shpenzimesh të tjera, jashtë çmimit të blerës së shtëpisë. Është koha kur ju duhet të kaloni këto momente më me pak stres sepse shpenzimet do t;ju rëndojnë shumë.Prisni që të ndiheni të thyeshëm.

Gjithçka është e vështirë. Për gjatë këtij procesi do ta ndjeni vazhdimisht presionin, stresin, por kjo nuk do të thotë që është  e pakalueshme. Megjithatë blerja e një shtëpie të re, nuk është për të sëmurit nga zemra. Gjetja e vendit të duhur, çmimi, janë faktorë shumë të rëndësishëm dhe që kërkojnë durim dhe guxim për të marr vendimin përfundimtar. Një gjë mos e harroni, sa do që do të investon në pjesën e brendshme të shtëpisë, çdo vit do të gjeni oferta dhe dizajne të reja, prandaj mos e ngarkoni vetën me këtë gjë gjithmonë mendojeni se çdo ditë mund të sjellë diçka të re.