Highlight Të tjera

Dhe prapë çohem…

Dhe prapë çohem

Mund të më shkruani në histori

Me gënjeshtrat tuaja të hidhura, të shtrembëruara,

Mund të më kaloni nëpër të fëlliqura

Por ende, si pluhur, unë do të çohem.

 

A ju pengon energjia ime?

Pse jeni rrethuar me errësirë?

Sepse unë eci sikur kam puset e naftës

Duke pompuar në dhomën time të ndejës.

 

Ashtu si hëna dhe dielli,

Me sigurinë e burimit,

Ashtu si shpresat që burojnë nga lart,

Prapë do të çohem.

 

A keni dashur të më shihni të thyer?

Kokëulur e symbyllur?

Supet e rëna sikur lotët.

Dobësuar nga thirrjet e mia shpirtërore.

 

A të ofendojë mendjemadhësia ime?

Mos e merrni atë për shumë të vështirë

Sepse unë qesh si kam miniera ari

Të groposura në oborrin tim të pasmë.

 

Mund të më gjuani me fjalët tuaja,

Ju mund të më preni me sytë tuaj,

Mund të më vritni me urrejtje,

Por akoma, si ajri, unë do të ngrihem.

 

A të shqetëson seksualiteti im?

A të vjen si befasi

Që unë kërcej sit ë kisha diamante

Aty ku takohen këmbët e mia?

 

Nga kasollet e turpit të historisë

Unë çohem,

Lart nga një e kaluar e rrënjosur në dhimbje

Unë çohem,

Unë jam një oqean i zi, kërcimtar e I gjerë

Duke rrjedhur e sjellur, mbijetoj në ato dallgë,

Duke lënë pas netë terrori e frikë

Unë çohem,

Në një agim që është mrekullisht i qartë

Unë çohem,

Duke sjellë dhuratat që paraardhësit e mi lanë

Unë jam ëndrra dhe shpresa e skllavit.

Unë çohem,

Unë çohem,

Unë çohem.

~Poemë nga Maya Angelou