Highlight Storie Inspirimi

Dëgjoni emocionet e juaja, ato po mundohen t’iu thonë diçka…

emocionet

Dëgjoni emocionet e juaja, ato po mundohen t’iu thonë diçka…
Ne jemi qenie të gjalla. E si të tillë, kemi shumë emocione, nga më të ndryshmet. Dhe secila nga këto emocione që ndjejmë, mundohen të na tregojnë diçka.

Kuptoni më poshtë se çfarë mundohen t’iu tregojnë emocionet e juaja.

Zemërimi tregon se ku duhet të shëroheni emocionalisht dhe se jeni duke mbajtur ende inati me dikë, ose me veten tuaj.

Fyerja tregon se ku jeni duke jetuar në të kaluarën, dhe nuk po e lini të tashmen të bëjë punën e vet.

 

Sikleti tregon se duhet ti kushtoni më shumë rëndësi të tashmes, sepse ju është dhënë mundësia të ndryshoni, dhe të bëni diçka tjetër në vend të asaj që jeni mësuar ta bëni gjithë.

Inati tregon se për çfarë keni pasion, deri ku janë kufijtë tuaj, dhe çfarë besoni se duhet të ndryshohet.

Zhgënjimi tregon se ju provuat diçka, por nuk ia dolët, mirëpo nuk e tejkaluat këtë.

Faji tregon se duhet të ri-lidheni me veten.

Turpi tregon se ju po iu besoni të tjerëve, për atë që duhet të jeni.

Ankthi tregon se duhet të zgjoheni tani, të jetoni në të tashmen, sepse keni mbetur në të kaluarën dhe po jetoni me frikën e të ardhmes.

Trishtimi tregon se si ndiheni në brendësi për vetën e të tjerët.