Familja Highlight

Dedikuar personit më të afërt të zemrës time në të gjithë botën, me shumë dashuri

dashuri

Pa marrë parasysh se çfarë dite është, ne gjithmonë duhet të ndajmë kohë për të kujtuar nënat tona.

Për ti kujtuar atyre se sa shumë kanë rëndësi ato për ne, dhe për tu bërë atyre ditën më të ndritshme sado pak.
Për këtë arsye, Unik Portal i kushton të gjitha fjalët më poshtë grave të mrekullueshme që na kanë sjellë në këtë botë.

Pasi ta keni lexuar këtë, premtoni të bëni një gjë të vogël për ne: shkoni dhe përqafoni nënën tuaj.

Dedikuar personit më të afërt të zemrës time në të gjithë botën. Nëna ime!

Nënë, ti u kujdese për mua edhe para se të lindja. Dhe kur më në fund u shfaqa, ishte një ndër momentet më të bukura të jetës tënde.

Unë bëra hapat e parë me ty.

Eksplorova botën me ty.

Ishe ti ajo që më mbajte në krahë, më voce në shkollë, dhe thoje: “Mos u shqetëso, çdo gjë do të jetë në rregull.”

Gjithmonë më inkurajove të qëndroja kreativ dhe të zbuloja gjëra të reja për veten time.

Më mësove të rritem dhe të kuptoj botën. Unë gjithmonë desha të bëhem si ti, e fortë, e kujdesshme dhe e bukur në çdo mënyrë.

Unë i ndajta të gjitha sekretet me ty. Ti gjithmonë ke qenë dhe do të mbetesh shoqja ime më e ngushtë.

Ti gjithmonë ke qenë në anën time. Më ke qëndruar pranë në të mirë dhe në të keqe.

Dhe më ke mbështetur në kohën kur askush nuk mund të më ndihmonte.

Sa më shumë që kalojnë vitet, I kuptoj të përbashkëtat që kemi.

Sot, si cdo herë, dua të të them me zë të lartë dhe të qartë: Faleminderit, nënë! Të dua!