Dashuria Highlight

Dashuria nuk mbahet në dorë, ajo është në zemër!

dashuria

Kur ju e ndjeni veten të gëzuar atëherë jeni në frekuencën e dashurisë. Ajo është më e larta dhe më e fuqishmja. Nuk mund të mbash dashurinë në dorë, vetë mund ta ndjesh në zemër. Duke e parë të shprehet nga njerëzit, ti i ke provat  e ekzistencës së dashurisë, por ajo është një ndjenjë dhe ti je i vetmi që mund ta rrezatosh dhe ta emetosh atë. Aftësia jote për të gjeneruar ndjenja dashurie është e pakufishme dhe kur dashuron je në harmoni të plotë dhe absolute me Universin. Dashuro gjithçka që mundesh. Dashuro gjithkënd që mundesh. Përqendrohu vetëm te gjërat që dashuron, ndiej dashuri dhe do të shohësh që dashuria dhe gëzimi do të të kthehen të shumëfishuara.

Ligji i tërheqjes duhet të të dërgojë më shumë gjëra për të dashuruar. Kur rrezaton dashuri, duket si i gjithë Universi po bën gjithçka për ty, po të sjell të gjitha gjërat e gëzueshme dhe të gjithë njerëzit e mirë. Në të vërtetë kështu është, prandaj fillo të ndjesh gëzimin e çdo sekondi, moment që e jeton…