Dashuria Highlight

Dashuria ka pafundësi mënyrash për të sjellë të mira!

dashuria

Para është vetëm një vegël për ti siguruar vetes ato që dëshiron.

Kur ti mendon për atë që mund të realizosh me paranë, ndihesh shumë më mirë sesa kur mendon për paranë në vetvete.

Imagjinoni të kesh gjithçka që dëshiron e të bësh gjërat që të pëlqejnë, pasi kështu do të ndjesh shumë më tepër dashuri sesa kur mendon për paranë si objekt.

Forca tërheqëse e dashurisë ka pafundësi mënyrash për të realizuar atë që ti dëshiron, por vetëm njëra nga ato përfshinë paranë. Mos bëj gabim të mendosh se paraja është rruga e vetme për të pasur diçka. Ky është veçse një mendim i kufizuar që ta kufizon jetën tënde gjithashtu.

Dashuria lëvizë çdo gurë, çdo pengesë, çdo sfidë…Ky është pushteti i dashurisë.

Ti vetë nuk e di se si do ta arrish atë që dëshiron, por forca e dashurisë po. Dil nga korniza dhe ki besim. Imagjinoje atë që do, ndje dashuri brenda vetes dhe forca e saj do të gjej mënyrën e duhur për ta realizuar.

Mendja njerëzore ka kufij, por jo inteligjenca e dashurisë.

Mënyrat e saj i kalojnë kufijtë e imagjinatës.

Mos e kufizo vetën duke menduar se paraja është e vetmja mënyrë për të realizuar atë që do.

Mos e bëj atë qëllimin tënd kryesor.

Qëllimi yt duhet të jetë se çfarë dëshiron të jesh, të bësh apo të kesh.

Nëse dëshiron një shtëpi të re, imagjinoje atë dhe ndjehu sikur ta kesh e të jetosh në të. Nëse do veshje të bukura, pajisje apo një makinë, nëse dëshiron të vazhdosh shkollën të jetosh në një shtet tjetër, të marrësh leksione në muzikë, aktrim apo sport, imagjino gjithçka.

Të gjitha këto mund të realizohen në mënyra të pafundme.

Por, gjithmonë kujto, çfarë do që bën, bëje me dashuri.

Ndje gjithçka me dashuri dhe ato të realizohen.