Highlight Të tjera

Çrregullimet mentale më të zakonshme; Ju nuk jeni vetëm!

crregullimet mentale

A I dini se cilat janë çrregullimet mentale më të zakonshme në botë? Nëse ju vuani nda ndonjëri prej tyre, dijeni që nuk jeni vetëm. Pasi që shumë njerëz vuajnë nga simptomat e njëjta çdo ditë. Mirëpo për secilën prej tyre ka shpresë, ju natyrisht që duhet ta besoni këtë, dhe të jepni më të mirën prej vetes për tu shëruar.

1. Fobia;

Frika nga një objekt/situatë që zgjatë më shumë se 6 muaj, karakterizohet si fobi. Kjo fobi po ashtu mund të shkaktojë sulme paniku.

Disa nga fobiat më të njohura janë: frika nga kafshët e objektet, agorofobia (frika për të dalë nga shtëpia), fobia sociale (frika nga paragjykimet e të tjerëve).

2. Depresioni;

Trishtimi dhe gjendja emocionale e keqe që ndërhyn në aktivitetet ditore konsiderohet si depresion. Simptomat janë: vetëbesim i ulët, interes i ulët, energji e ulët, faj, izolim, humbje e gjumit, humbje e apetitit.

3. Stresi post-traumatik;

Stresi post-traumatik që njerëzit zhvillojnë pas një eksperience traumatike në jetë, si një aksident, sulm seksual, lufta etj.

4. Çrregullimi obsesiv kompulsiv;

Një lloj çrregullimi ankthi që ju detyron të kryni aktivitete të ngjashme në mënyrë përsëritëse. Si p.sh: të kontrolloni shpesh a e keni mbyllur derën, obsesionoheni pas numrave dhe simetrisë, obsesionoheni pas pastërtisë të tepërt etj.

5. Insomnia;

Një gjendje ku njerëzit e kanë të vështirë të flenë. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm.