Highlight Receta

Çokollatë të nxehtë për ditet e ftohta të dimrit!

çokollat

Ditët e ftohta të dimrit na bëjnë të konsumojmë vazhdimisht pije të ngrohta. Përveç kafesë dhe çajrave Unik ju propozon që në listën e pijeve të ngrohta të shtoni çokollatën e nxehtë. Mirë, e kuptojmë që kjo është një sfidë për ata që mbajnë dieta dhe nuk e teprojnë në kalori, por kushdo që do ta provoj ëmbëlsinë dhe shijen e çokollatës së zezë do të harrojë dietën.

 

Një nga kombinimet më të mira të kësaj pije janë  çokollata dhe Nutella. Ani pse ka shumë kalori ju do ta shijoni atë pa masë, sepse shija e saj është vërtetë e paresistueshme.

Ju mund të mos e keni menduar kurrë shijen e ëmbël dhe të ngrohtë që mund të jap një gotë plot çokollatë të nxehtë.  Hidhni përmbi grimca çokollatë të bardhë apo çfarë do tjetër që shkon për shijen tuaj.Koha e përgatitjes është vetëm 5 minuta.

Nëse doni të provoni diçka të pazakontë ose jeni një adhurues i çokollatës së bardhë, kjo pije është vërtetë e shijshme, sidomos për fëmijët. Të pasura me kalcium, proteinë dhe kalium, kjo çokollatë e bardhë e nxehtë ka gjithashtu vlera të lartë të kalorive. Vetëm një filxhan i tillë ka  344 kalori.

Përgatitja e kësaj pije ju merr pakëz kohë, por është super e pëlqyer nga fëmijët. Kësaj recete nuk mund ti rezistojnë as të rriturit.

Nëse do ta provon njëherë çokollatën e nxehtë italiane, ju do të bini në dashuri me të. Duhen 10 minuta për ta përgatitur.