Highlight Receta

Çokollatë e nxehtë ‘Nutella’ receta

Një gotë parajse! Cokollata e nxehtë me Nutella është e lehtë për tu përgatitur dhe tejet e shijshme. Sidomos për ditët e ftohta të dimrit, një zgjedhje perfekte për të gjithë familjen…
Këto janë përbërësit që ju duhen:

4 gota qumësht me pak yndyrë;
2 lugë gjelle Nutella;
2 lugë gjelle kakao;
2 lugë gjelle sheqer;

Për dekorim: Marshmalloës, lajthia të shtypura, cokollatë e grirë, ekstra Nutella.

Mënyra e përgatitjes:

Nxeni qumështin në një enë të mesme, në temperaturë të mesme derisa fillon të ngrohet. Shtoni nutellan, kakaon dhe sheqerin. Përzini mirë. Uleni temperaturen duke përzier dhe largoni nga zjarri. Dekoroni me përbërësit e mësipërm sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!