Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Çka është lumturia e vërtetë?

lumturia

Lumturia është një ndjenjë  ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.

Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh  të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë.

Disa filozofë parashtrojnë çështjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren.

Nëse themi se  lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodhë kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur?

Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën.

Gjithnjë themi  “Ah sikur” “Sa i lumtur do të isha sikur…”

Çdo herë kërkojmë.

Nga kjo del se lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet.

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tani përtanishme?

Pasiqë e dëshirojmë përgjithmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit.

Me një fjalë, siguria e shumë anshme e permanente krijon gjendje qetësie dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqësive kohë shkurtëra dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumturi.

Njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shndërrohet në uri të përjetshme lumturia.

Por, nisuni nga shëndeti, familja, dashuria, miqtë, puna, fitimi, siguria, mirënjohja…të  gjitha këto e kanë rolin  e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.