Highlight Meditimi

Cili lloj i meditimit është për ju?

lloj i meditimit

A jeni të ri në praktikimin e meditimit? Ka shumë teknika e lloje të meditimit që praktikohen qysh nga kohët më te lashta. Por këto janë disa nga më të njohurat. Unik Portal ju ndihmon të kuptoni se cili lloj i meditimit do ju përshtatet më shumë.

 

  1. Paraftyrimi i imazheve;

Praktikuesit e këtij lloji formojnë imazhe relaksuese të situatave dhe vendeve. Qëllimi kryesor i këtij lloji të meditimit është të përdorni sa më shumë shqisat e juaja gjatë praktikimit të tij. Paraftyroni një peisazh të bukur, një zë relaksues, një aromë të këndshme etj.

  1. Nënndërgjegjja;

Praaktikuesit e supernënngërgjegjies zgjerojnë fokusin në gjërat qe i rrethojnë ata gjatë meditimit siç është frymëmarrja. Qëllimi kryesor është te jetoni ne të tashmen ddhe të jeni prezent në atë moment.

  1. Meditimi mantra;

Medituesit mantra praktikojnë këtë lloj duke përsëritur një fjalë ose një frazë relaksuese. Qëllimi është të mos shpërqëndrohen gjatë meditimit.

  1. Meditimi transcendental;

Praktikuesit e këtij lloji të meditimit zakonisht përsëritin një fjalë apo tingull, zë në një mënyrë specifike. Qëllimi është që të fokusohen pa shumë mundim.

  1. Meditimi Kundalini;

Në këtë formë praktikuesit përdorin frymëmarrjën e tyre dhe lëvizjet për të kaluar energjinë në secilën pikë të energjisë spirituale në trup të njohura ndryshe si chakra. Qëllimi është të krijojnë vitalitet fizik dhe të rritin nënndërgjegjien./Unik Portal/