Highlight Të tjera

Cila është fjala që kurrë nuk duhet ta thuash kur kërkon falje?

kërko falje

Kur të keni shkelur mbi këmbën e dikujt me siguri që ishte e thjeshtë t’i kërkoje falje atij personi, mirëpo nëse ju keni lënduar dikë, është më të vërtetë e vështirë të thuash fjalën magjike ‘më fal’.

Sidoqoftë, ekziston një metodë që ju të tregoheni sa më të sinqertë. Sipas disa studimeve të përfunduara e vetmja fjalë që nuk duhet të thuash asesi kur kërkon falje nga dikush është fjala ‘por…’

Nëse një kërkim faljeje nga ju pasohet nga fjala ‘por..’, atëherë ju nuk keni bërë asgjë përpos që keni hedhur poshtë sinqeritetin tuaj, dhe gjithë mundin për tu pajtuar me personin.

Mbaje në mend këtë për herën tjetër!