Highlight Shëndeti

Çfarë ushqime u japin nutricionistet fëmijëve për mëngjes?

nutricionistet

Ekspertët shpërndajnë këshillat e tyre me prindërit, se çfarë u japin fëmijëve për të ngrënë në mëngjes.

Mëngjesi është vakti kryesor i gjithë ditës. Unik Portal ju sjellë disa ide dhe këshilla nga nutricionistët se çfarë duhet tu japim fëmijëve për mëngjes.

Lëngje të shtrydhura;

“Fëmijët e mi fillojnë ditën me lëngje të shtrydhura. Unë mendoj se një ‘smoothie’ është një miks perfekt i frutave, perimeve dhe proteinave. Po ashtu është e përshtatshme për ta marrë me vete . Fëmijët mund ta pinë atë rrugës për në shkollë.

Ne shtojmë perime ekstra në lëngjet e shtrydhura (spinaq, avokado, patate të ëmbël etj). Kjo është një mënyrë e mirë  për ti “fshehur” perimet në pijet e tyre thotë Katie Serbinski për HuffingtonPost.

Vezë;

“Mëngjesi është shujta ynë e preferuar. Vajza ime e vogël preferon burrito me vezë, të cilat i bëjmë me miell organik të tortillave, vezë të rrahura dhe djathë të grirë. Djali im preferon vetëm vezë të rrahura dhe vajza ime e madhe pëlqen vezë të pjekura lehtë. Tre fëmijët e mi pijnë qumësht organik dhe ndonjëherë lëng grejfruti.

Gruaja ime gjithmonë mban fruta të pastër e të freskëta në frigorifer, që fëmijët ti hanë; pra edhe frutat ndonjëherë hyjnë në vaktin tonë të mëngjes, ndonjëherë me palpeta amerikane.”  Tha Rick Hall, një profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Drithëra;

“Shumica e mëngjeseve në shtëpinë tonë janë të fokusuara në drithërat me përplot fibra, me fëmijët e mi që shijojnë ato. Fëmijët e mi, sikur unë, është e supozuar të marrin minimum 25 gram fibra çdo ditë. Mendoj se pa një pjatë të mbushur me drithëra, kjo nuk është e mundur të arrihet.“ – Tha Regan Jones, redaktore në revistën „Healthy Aperture“.