Highlight Yoga

Çfarë të prisni në klasën tuaj të parë të Yoga-s

eksperiencë

Klasa juaj e parë e Yoga-s mund të jetë një eksperiencë mjaft interesante. Një energji speciale grumbullohet kur jeni të rrethuar nga njerëz të tjerë të bashkuar me një qëllim.

Mirëpo nëse jeni të rinj në të kuptuarit e Yoga-s atëherë ju duhet të ndiqni disa këshilla:

1. Mbajini gjërat e juaja jashtë klasës:

Klasa e yoga-s është një hapësirë ku nuk duhet të ketë asgjë që mund të ju dekoncentrojë, si telefoni juaj, këpucët, përgjegjësitë etj.

2. Lejoni që mësuesit të ju shohin dhe të ju njohin;

Zakonisht mësuesit e Yoga-s arrijnë në klasë më herët për të njohur studentët e ri. Mundohuni që të arrini të paktën 5 minuta para se të fillojë ora e Yoga-s.

3. Mund të dëgjoni fjalë që mund t’iu duken të çuditshme;

Gjuha e yoga-s është gjuha sanskrite. Fjalët që më së shumti do të dëgjoni janë “Om” ose “Aum”. Poashtu mund të dëgjoni shpesh fjalën “Namaste” që do të përdoret si një përshëndetje./UnikPortal/