Highlight Shëndeti Të tjera

Çfarë të bëni kur të jeni i sëmurë?

i sëmurë

Kur jeni i sëmurë përveç që duhet të konsultoheni me  mjekun tuaj ka disa gjëra që mund të bëni edhe ju vet dhe të ndihmoni jashtëzakonisht shumë vetën për të shëruar shpirtin dhe trupin.

Hapi i parë që duhet të ndërrmerrni është të analizoni mirë këshillën e një shefi të një katedre të njohur të mjekësisë, i cili pati thënë “Kur të sëmureni, filloni të besoni se ka dicka mbihyjnore që po kujdeset për shëndetin tuaj.

Me një fjalë, besoni se për shërim janë të rëndësishme edhe forcat shpirtërore, ashtu si edhe metodat që i shfrytëzon mjekësia.

Përvec që do të luteni për vete, lutuni edhe për mjekun tuaj. Kuptojeni se Zotit i është i domosdoshëm njeriu professional si mjet për t’u ndihmuar forcave shëruese hyjnore.

Bukur kishte thënë një mjek “ Ne pacientet i kurojmë,e Zoti i shëron”, prandaj lutuni që mjeku të bëhet kanal i hapur, që përmes tij të rrjedhë mëshira e shërimit të Zotit.

Çka do që të punoni mos bëni panic dhe mos lejoni që t’ju kapolojë frika. Nësë kjo ndodhë mendimet  tuaja do të jenë të mbushura me  pesimizëm, kështu edhe të dëshme për atë që e doni, madje pikërisht kur ju duhen më së shumti mendimet optimiste për shërimin e shpejtë.

Kijeni parasysh së Zoti gjithnjë vepron sipas ligjeve të veta. Gjithashtu kijeni parasysh se ligjet tona të imta materialiste vetëm pjesërisht e zbulojnë energjinë e  madhe që rrjedhë nëpër univers. Sëmundjen e udhëheqë edhe ligji shpirtëror. Zoti e  ka caktuar se ka dy ilace për cdo sëmundje. Njëri është shërimi me anën e ligjit të natyrës, të cilin e zbaton shkenca, e tjetri sjellë shërimin përmes ligjit shpirtëror, të cilin e zbaton besimi.

Dorëzojeni tërësisht personin e dashur në dorë të Zotit. Me besimin tuaj ju jeni në gjendje që këtë person ta përfshini në rrjedhën e energjisë hyjnore. Këtu është shërimi, por që të arrihet  ajo, pacientin  duhet ta lemë tërësisht në vullnetin e Zotit. Kjo është e vështirë të kuptohet e po ashtu edhe të bëhet. Megjithatë , nëse dëshira jonë e madhe që të na shërohet personi i dashur i përgjigjet njësoj zgjidhjes së fuqishme që ta lemë në dorë të Zotit, forcat shëruese në mënyrë të mahnitshme fillojnë të veprojnë.

Gjithashtu ka rëndësi që në familje të mbizotërojë harmonia…pra harmonia shpirtërore.  Krijojeni në mendimet pamjen e personit tuaj të dashur se si është shëruar. Paramendojeni se është krejt i shëruar. Paramendojeni atë përson se si shnëdrritë dashuri dhe mirësi hyjnore. Vetëdija mund të përfytyrojë sëmundjen, pastaj edhe vdekjën, por nënë e të dhjetave të mendjës sonë i takon ndërdijes. Pamja e atij përsoni le t’ju skalitet thellë në ndërdijen tuaj dhe kjo pjesë e fuqishme  e mendjes suaj do të filloj të shndërrisë  energji shërimi. Nëse besimi nuk sundon në ndërdijen tuaj, asgjë e mirë nuk do t’ju realizohet, sepse ndërdija na e kthen vetëm atë që me të vërtetë e besojmë. Nëse mendimet tona janë vërtet negative, edhe  rezultatet do të jenë negative. Nëse mendimi ynë është vërtet pozitiv edhe rezultati do të jetë i mirë dhe do të ketë shërim .

Dhe në fund, jini krej të natyrshëm. Luteni Zotin që ta shërojë personin tuaj të dashur. Kjo është ajo që e dëshironi me krejt zemrën, prandja luteni që ta bëjë këtë, por këshilla jonë është që vetëm një herë të thoni JU LUTEM”.

Pas kësaj në lutje falënderojeni për mirësinë e tij. Besimi i këtillë i vërtetuar do t’ju ndihmojë që të lirohet forca e madhe shpirtërore, si dhe gëzimi, për shkak të ditursë së Zotit kujdeset për ju. Ky gëzim do t’ju mbajë të fortë dhe mos harroni se edhe gëzimi vetvetiu ka forcë të shërojë.