Highlight Shëndeti

Çfarë ndodhë me trupin dhe trurin tuaj nëse nuk mund të flini?

flini

Duke kaluar orë të tëra pa gjumë, secili mund të pyes vetën se çfarë ndodhë  kur nuk mund të flemë?

Dr.  Matthew Walker, flet për  efektet e shumta më të cilat përballet trupi dhe truri në mungesë të gjumit.

Matthew Walker,profesor  në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, është autor i librit  “Pse flemë”.

Mungesa e gjumit dëmton kujtesën, ulë nivelin e testosteronit, dobëson sistemin imunitar dhe mund të rrisë gjasat për zhvillimin e formave të kancerit.

Pra, mungesa e gjumit bën që kujtesa të dobësohet. Ajo mund të dobësohet deri në masën sa të mos mbaj mend asgjë nga ato që po kaloni.

Ne gjithashtu e dimë se mungesa e gjumit do të çoj në një rritje të zhvillimit të një proteine ​​toksike në tru që quhet beta amiloid. Ajo është e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit. Pra, sa më pak që flini, gjasat për tu atakuar nga kjo sëmundje janë më të mëdha.

Duke mos fjetur mjaftueshëm në  ndikojmë sistemin tonë  riprodhues. Ne e dimë se njerëzit që flenë  pesë deri në gjashtë orë në natë kanë një nivel  më të ulët të testosteronit.

Ne gjithashtu e dimë se mungesa e gjumit ndikon në sistemin tuaj imunitar. Pra, pas vetëm një natë prej katër deri në pesë orë të gjumit, ka një reduktim prej 70% në qelizat imunologjike kundër qelizave që quhen qeliza natyrale vrasëse.

Dhe, sigurisht, duke fjetur pak, ju shtoni gjasat për zhvillimin e formave të shumta të kancerit. Kjo listë aktualisht përfshin kancerin e zorrëve, kancerin e prostatës, si dhe kancerin e gjirit. Lidhja midis mungesës së gjumit dhe kancerit është tani aq e fortë sa që kohët e fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të klasifikojë çdo formë të punës së ndërrimit të natës si një kancerogjen të mundshëm.  Pra, me fjalë të tjera, punë që mund të nxisin kancerin për shkak të një përçarjeje të ritmeve të ritmit të gjumit.

Mungesa e gjumit ndikon në sistemin kardiovaskular.  Ekziston një eksperiment global që kryhet në 1.6 miliardë njerëz dy herë në vit dhe quhet koha e kursimit të dritës së diellit.

Sapo të rrini 19 deri në 20 orë, aftësia juaj mendore është aq e lodhur dhe ju ndiheni shumë të mangët.