Highlight Shëndeti

Çfarë mund të bëni në përditshmëri për të lehtësuar depresionin?

depresioni

Për t’u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.
Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni muzikë, muzikën e preferuar sigurisht.

Portali Unik ju sugjeron që gjatë gjithë kohës të provoni që ti’a lehtësoni vetës simptomat e depresionit.

Ja çfarë mund të bëni në përditshmëri për të lehtësuar depresionin:

-Flisni me dikë për ndjenjat tua
-Ndihmo dikë vullnetarisht
-Pi një kafe apo ha një drekë me një mik apo mike
-Shoqëro dikë për në kinema, koncert apo në ndonjë “party”
-Telefononi apo dërgojini e-mail një miku të vjetër
– Kujdesuni për vetveten

Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.

Kalojeni kohën në natyrë, listoni tiparet që ju pëlqejnë, lexoni një libër apo revistë interesante, shihni më shpesh filma komik, përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore, mbani një kafshë shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve. Të gjitha këto aktivitete ju ndihmojnë të kaloni lehtësisht simptomat e depresionit.