Highlight Modë & Bukuri

Çfarë mund të bëni me një kub akulli?

kub akulli

Truqet e bukurisë përfshijnë gjëra nga më të çuditshmet mirëpo a keni dëgjuar për përdorimin e kubit të akullit për fytyrën? Edhe pse kubet e akullit kanë efekt negativ në fyt, por është shumë e dobishme për lëkurën tuaj që të ketë një shkëlqim të çastit dhe një pamje të përsosur. Kubet e akullit mund të jetë miku i fytyrës suaj gjatë gjithë kohës. Le të zbulojmë mënyrat e mrekullueshme për të përdorur kubin e akullit në fytyrën tuaj për bukuri natyrore dhe lëkurën.

1. Aplikoni një kub akulli në fytyrë para se të vendosni grimin mbi të. Kjo do të bëjë rifreskim të fytyrës tuaj dhe grimi juaj do të zgjasë më shumë.

2. Aplikoni një kub akulli në vetulla para se ti rregulloni ato që të mos keni dhimbje gjatë largimit së qimeve.

3. Përdorni kubet e akullit për të pasur një lëkurë të shkëlqyeshme, pasi që akulli do të rregullojë qarkullimin e gjakut dhe fytyra juaj do të duket më e re.

4. Nëse sytë tuaj janë ënjtur atëherë zgjidhja më e mirë është një kub akulli.

5. Përdoreni kubin e akullit nëse keni akne në fytyrë pasi që ajo do të largojë skuqjen dhe të ënjturit.