Highlight Shëndeti

Çfarë është terapia japoneze e ujit dhe si mund t’ju mbajë të shëndetshëm?

Shumë njerëz pinë ujë sapo të zgjohen në mëngjes. Mund të jetë në formë çaji ose limoni, por fakti është se ky zakon i thjeshtë mund t’ju sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Disa njerëz, si japonezët, e shohin këtë shprehi si shumë të  rëndësishme sepse ata besojnë se terapia me ujë mund të shërojë shumë të këqija.

Ideja qëndron në atë se shumica e sëmundjeve lindin për shkak të problemeve të sistemit të tretjes. Në fakt, studime të shumta kanë hedhur dritë mbi përfitimet shëndetësore të ujit, të cilat tejkalojnë idenë e humbjes së peshës duke pirë ujë.

Nëse pini ujë çdo mëngjes në baza të rregullta, do të keni më shumë gjasa të ndiheni më energjik dhe mund të vini re gjithashtu përmirësime në shumë aspekte shëndetësore.

Përfitimet e terapisë japoneze me ujë;

  1. Përmirëson tretjen

Para së gjithash, uji në mëngjes pastron organizimin. Parandalon problemet si diarreja dhe sindromi i zorrëve të acaruara. Të dyja këto shfaqen si shkak I shëndetit të dobët të tretjes. Për më tepër, uji zgjeron endët e gjakut, dhe zvogëlon shanset për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

  1. Heq toksinat

Ujëra shpërben komponimet e padëshiruara nga trupi juaj. Ai gjithashtu rritë përformancën e traktit të tretjes,që është  thelbësore nëse jeni duke luftuar me obezitetin.

 

  1. Lufton sëmundjet

Gratë që përdorin terapi japoneze të ujit thonë se lehtëson simptomat menstruale, si dhimbje koke dhe dhimbje të trupit. Gjithashtu menaxhon artritin. Po ashtu personat që nuk pinë ujë mjaftueshëm janë të rrezikuar nga kapsllëku. Për më tepër, uji mund të trajtojë gurët në veshka. Uji hollon përbërësit e padëshiruar në veshka, nuk lë hapësirë për kristalizim dhe formim gurësh.

  1. Uji ndihmon në përformancën fizike

Trupi juaj vuan nëse nuk pini ujë mjaftueshëm. Studimet tregojnë se humbja vetëm 2% e përmbajtjes së ujit të trupit çon në dehidratim.

  1. Hidratimi prek funksionimin e trurit

Studimet tregojnë se edhe dehidrimi i lehtë mund të kufizojë funksionin e trurit. Një studim i bërë tek një grup gratë të reja tregoi se humbja e lëngjeve pas ushtrimeve rrit gjasat për dhimbje koke. Studime të tjera pasqyrojnë se mungesa e ujit mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe fokusim.