Highlight Storie Inspirimi

Çfarë është dashuria për vetën dhe si mund ta zhvilloni atë?

dashuria

Vetëdashja nga shumë njerëz besohet të jetë cilësi egoiste dhe negative për ata që e posedojnë.

Por, në realitet ajo është një atribut pozitiv dhe një shenjë e vetëdijes dhe diturisë. Dashuria nuk është e njëjtë me arrogancën ose egoizmin, por një formë e kujdesit.

Ekzistojnë disa mënyra për të rritur vetëvlerësimin tuaj, duke përfshirë të kuptuarit e mendimeve dhe dëshirave tuaja.

Shmangni pjesëmarrjen në aktivitete që pengojnë progresin tuaj dhe që ju  mbajnë të mbërthyer në të kaluarën ose modelet e dëmshme të sjelljes.

Ju gjithashtu duhet të vendosni kufij njerëzve me sjellje negative dhe që ju lëndojnë. Por, njëjtë duhet të bëni edhe me vetën tuaj, duhet të keni kufij personal dhe profesional.

Ju duhet të kujdeseni për veten para se të angazhoheni për këdo tjetër në jetën tuaj.

Kjo përfshinë; tu ushqyerit shëndetshëm dhe gjumë 8 orë. Para se të ndani kohë për të tjerët, gjithmonë shikoni a i keni plotësuar nevojat tuaja personale.

Nëse jeni të shoqërueshëm, sigurohuni që të lejoni njerëzit e duhur në rrethin tuaj.

Kur ju rrethoheni me njerëz negativë,ata mund t’ju tërheqin edhe ju pas vetës.

Këta njerëz toksikë kanë mënyra të dëmshme të të menduarit që mund të ndikojnë në inteligjencën tuaj dhe aftësinë për të menduar.

Pra, është e domosdoshme të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe të mbroheni nga ata me mendime negative.

Gjithashtu duhet të mësoni se si të kaloni nga e kaluara dhe falni vetveten për gabimet që keni bërë.

Afirmimet pozitive për jetën mund t’ju ndihmojnë të pranoni veten dhe ju  ndihmojnë të jetoni një jetë të shëndetshme.