Highlight Sport / Fitness

Çfarë duhet të bëni pas stërvitjes?

stërvitje

Vetëm për shkak se stërvitja juaj ka mbaruar kjo nuk do të thotë që e gjithë puna juaj ka mbaruar. Gjysma e betejës së një rutine të fitnesit me rezultate të suksesshme zhvillohet pasi që ju keni përfunduar ushtrimet e juaja dhe keni lënë këpucët e fitnesit anash.

Shikoni se cilat hapa duhet bërë pas ushtrimeve fizike për të pasur sukses në qëllimin tuaj.

1. Zgjatjet;

Fleksibiliteti është një nga pesë komponentët e fitnesit dhe prandaj duhet të konsiderohet si gjë po aq e rëndësishme sa stërvitja juaj “kryesore”. Duke shtuar një rutinë të plotë të zgjatjeve të muskujve të trupit prej pesë deri në 10 minuta deri në fund të stërvitjes tuaj, ju do të përfitoni nga muskujt tuaj tashmë të ngrohtë dhe të qëndrueshëm, duke e bërë më të lehtë rritjen e fleksibilitetit dhe ruajtjen ose përmirësimin e lëvizjes.

Nga ana tjetër, kur ju jeni në gjendje të lëvizni nyjet tuaja përmes gamës së plotë të lëvizjes, do të keni më pak gjasa të përjetoni një dëmtim ose dhimbje kronike.

2. Bëni dush;

Në qoftë se ju nuk keni kohë për një dush të plotë, të paktën të ndani disa sekonda për tu fshirë me peshqir. Nëse nuk bëni dush pas ushtrimeve atëherë ju do të lejoni djersën tuaj në lëkurën tuaj kështu duke hapur rrugën për një sërë bakteriesh. Nëse kaloni larjen dhe lejoni djersën tuaj të thatë në lëkurën tuaj, në thelb ju e ktheni trupin tuaj në një fole për rritjen bakteriale (më shumë se sa është tashmë).

3. Rehidratohu;

Nëse keni humbur shumë djersë gjatë stërvitjes atëherë gjëja e parë që duhet bërë është rehidratimi me ujë. Nëse ju nuk do ta kompensoni ujin e humbur pas stërvitjes atëherë metabolizmi juaj do të ngadalësohet, kështu duke ju lënë të ndiheni të lodhur e të ngadaltë.

4. Pushoni;

Magjia e vërtetë ndodh në çarçafët e shtratit tuaj, shfrytëzojini ato për të pushuar. Gjatë gjumit trupi juaj do të çlodhet dhe ju do të merrni energjinë tuaj prapë.