Dashuria Highlight

Çelësi i dashurisë

Çelësi i dashurisë

Çelësat e fuqisë janë mënyra më të mira për ta shfrytëzuar forcën e dashurisë dhe për të marrë jetën që meriton.

Janë kaq të thjeshta e kaq të lehta, saqë mund t’i ndjekë edhe një fëmijë. Çdo çelës mund të çlirojë një fuqi të madhe brenda teje.

Për ta përdorur çelësin e dashurisë si fuqinë supreme në jetën tënde, duhet të duash ashtu siç nuk e ke dashur kurrë më parë.

Duhet të biesh në dashuri me jetën. Pavarësisht se sa shumë dashuri ke ndjerë më parë, dyfishojë atë ndjenjë, ku mund të arrish.

Nuk ka kufijë, nuk ka tavan për dashurinë që ke dhe që mund të ndjesh brenda vetes.

Ti je krijuar nga dashuria.
Ajo është thelbi yt i jetës, i universit, dhe ti mund të ndjesh dashuri më tepër se më parë, shumë,shumë më tepër nga sa e ke imagjinuar.

Kur bie në dashuri me jetën, të gjitha pengesat zhduken.
Ti i thyen thyen të gjitha kufizimet për paratë, shëndetin, lumturinë dhe gjithë kufinjtë e lumturisë në marrëdhëniet e tua.

Kur bie në dashuri me jetën, nuk ka rezistencë dhe çfarëdo që ti dëshiron shfaqet pothuajse menjëherë në jetën tënde.
Kur ti shfaqesh në një ambient, prezenca jote ndihet.

Mundësitë do të vërshojnë në jetën tënde dhe do të mund ta shpërbesh ndjenjën negative me një prekje.

Ti do të ndihësh më mirë, nga sa e ke menduar ndonjëherë.

Ti do të jesh i mbushur me energji dhe etje të paparë për jetën. Do të ndihesh i lehtë si pupël, sikur do të lundrosh në ajërm, dhe gjithcka që ti dëshiron do të të dukët sedo ta kesh në duar.
Bjer në dashuri me jetë, çliroje fuqinë që ke brenda teje dhe do të bëhesh i pamposhtur.