Highlight Kura natyrale

Çaji i mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka

çaji i mollës

Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të zakonshme të traktit urinar. Ata janë të ngurtë, si kristale që rriten në veshka kur urina bëhet shumë e përqendruar si rezultat i mungesës së ujit. Këta gurë mund të jenë në madhësi dhe formë të ndryshme dhe shfaqen tek njerëzit 20-60 vjeç.

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimit psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza.