Highlight Të tjera

Bursat për studim jashtë vendit që u ofrohen studentëve kosovarë

bursat

A keni menduar ndonjëherë të studioni jashtë vendit? Me që Kosova nuk ofron shumë mundësi për zhvillim profesional në aspektin akademik, Unik Portal ka mbledhur disa bursa që ofrohen nga Institucione të jashtme për studim jashtë vendit. Këto bursa u ofrohen specifikisht studentëve kosovarë. Sidoqoftë ju mund të hulumtoni edhe më tutje, për bursa të ngjashme që ofrohen nga Universitetet e vendeve të ndryshme në bazë të meritës, pra aftësive e shkathtësive tuaja.

Këto janë disa nga bursat që mund ti konsideroni kur aplikoni për studime jashtë vendit.

1. Kosovo American Education Fund (KAEF):

Fondi Amerikan për Edukim (KAEF) u mundëson 8 kosovarëve të vijojnë studimet Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa prej Universiteteve me rankim më të lartë në Botë.

Aplikimi për vitin 2019 është ende i hapur deri më 9 Korrik për të gjithë të interesuarit.

https://www.kaef-online.org/

2. Chevening:

Chevening është një program bursash që ofrohet nga Mbretëria e Bashkuar për studentët anë e mbanë botës, për të vijuar studimet Master një-vjeçare në Universitete angleze.

http://www.chevening.org/kosovo/

3. MONBUKAGAKUSHO (MEXT):

Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara në botë. Ky vend nuk ka lënë anash studentët kosovar. Ju mund të fitoni bursë në një ndër Universitetet më të mira në Japoni përmes kësaj mundësie, për të vijuar studimet universitare dhe ato pas-universitare.

http://www.at.emb-japan.go.jp/kosovo/en/30_culture/010_study/index.html

4. Fulbright Foreign Student Program:

Programi Fulbright u mundëson studentëve kosovar vijimin e studimeve Master në njërin ndër Universitetet me më emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aplikimi për këtë vit ka përfunduar.

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

5. Sheffield University:

Universiteti i Sheffield në Greqi, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, çdo vit ndanë bursa për studentët kosovar për studime Bachelor dhe Master.

https://citycollege.sheffield.eu/rf/Kosovo-Bachelors-Masters-MBA/scholarships.html