Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Brusketat më të lehta në botë!

brusketa

Një recetë shumë e lehtë dhe shumë e shijshme me përbërës që të gjithë mund ti kemi në shtëpi. Fjala brusketa vjen nga fjala italiane “Bruscare”. Sidoqoftë edhe pse duket një recetë shumë e lehtë, lloji i bukës, dhe domateve ka shumë rëndësi.

Brusketat zakonisht servohen si antipastë.

Përbërësit:

1 Bukë franceze (Baguette) ose bukë italiane;
5-6 domate të copëtuara imët;
1/3 e një gote borzilok të freskët;
2 thelpinj hudhre;
1 lugë gjelle uthull balsamike;
1 lugë caji vaj ulliri;
½ lugë çaji piper i zi;

Në një enë të madhe kombinoni domatet e copëtuara, gjethet e borzilokut dhe hudhrën. Hidhni uthullën balsamike, vajin e ullirit, piperin e zi dhe kripën për shije.

Prejeni bukën në copa të holla. Lyjeni çdo copë me gjalpë ose vaj ulliri. Vendoseni bukën në furrë deri sa të piqet pak. Pastaj dekorojini copat e bukës me përbërësit e përzier më parë.

Ju bëftë mirë. /Unik Portal/